Zoti ia pranoi pendimin…

Që  nga çasti që Zoti ia pranoi Ademit pendimin, ai qante për shkak të mëkatit të tij. Edhe pse ishte mëkati i vetëm, ai gjatë gjithë jetës e kujtonte atë, kurse njeriu e merr për të lehtë faktin se është ngarkuar me shumë mëkate.

Për këtë le të sjellim një shembull një njeri që ka një makinë të vjetër, të goditur në çdo anë dhe plot gërvishtje. Ai hyn me këtë makinë në çdo rrugë të shtruar apo plot gropa, qoftë e gjerë apo e ngushtë. Nëse makina pëson pëson një goditje apo gërvishtje, ai nuk shqetësohet, pasi makina është e mbushur me shenja të tilla.

Kurse një tjetër ka një makinë të re e të padëmtuar dhe nëse makina do të pësonte qoftë edhe një gërvishtje të vogël, atij do t’i rrinte mendja tek ajo gërvishtje derisa ta rregullonte. Ai do të kujdesej për këtë makinë dhe nuk do të hynte me të në rrugë të pashtruara mirë. Kështu ndodh edhe me ne. Nuk shqetësohemi se po shtojmë edhe një tjetër. Por nëse je penduar dhe ndien se ke filluar një faqe të re, atëherë të dhimbset edhe njolla më e vogël mbi bardhësinë e shpirtit dhe të zemrës tënde.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: