Si të pendohem nga një mëkat i madh?

Krijimi i njeriut është i përshtatshëm si për të kryer vepra të mira, po ashtu edhe për mëkate. Pra, ai herë pas here, mund të kryejë mëkat me dëshirë ose pa dëshirë. Për këtë çështje në Kur’an thuhet: “Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë. Kushdo që i bën shok Allahut (në adhurim), ka bërë gjynah të tmerrshëm.” (Nisa: 48) Me këto ajete shprehet se çfarëdo mëkati i kryer mund të falet, përveç adhurimit të dikujt tjetër në vend të Allahut.

Në librat tanë është shprehur se pendimi i bërë me zemër dhe shpirt do të pranohet nga Allahu. Kështu, Allahu, më i Mëshirshmi, me ajetin; “O ju që keni besuar! Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqertë, që Zoti juaj t’jua shlyejë gabimet e t’ju shpjerë në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj…” (Tahrim: 8) deklaron se pendimet e bëra do të pranohen. Pendimi i sinqertë i përmendur në ajet është si më poshtë:

  1. Të jesh i vetëdijshëm për mëkatin që ke kryer para Allahut dhe kështu të kërkosh mbrojtje prej Tij dhe të ndiesh keqardhje.
  2. Të ndiesh keqardhje për mëkatin e kryer dhe të mos ndiesh aspak mirë që e ke kryer një mëkat të tillë para Krijuesit tënd.
  3. Të jesh i vendosur për të mos e bërë më një mëkat të tillë.
  4. Nëse ka të bëjë me të drejtat e njerëzve, të kërkohet falja e ndërsjelltë.

Në një hadith, Profeti (a.s) ka thënë: “Pendimi i sinqertë është ky:

-Të kthehesh nga mëkatet.

-Të çosh në vend adhurimet e detyrueshme.

-Të mos bësh mizori dhe të mos shkaktosh armiqësi.

-Të pajtohesh me të tjerët.

-Të jesh i vendosur të mos kthehesh më në mëkat. ”

Nëse zbatohen këto kushte, shpresojmë që Allahu të na i pranojë pendimet.

Sidoqoftë, njeriu, çdo herë, duhet të jetë në një ndjenjë midis shpresës dhe frikës. As ne nuk mund të mbështetemi në adhurimet tona dhe as të biem në dëshpërim për shkak të mëkateve tona. Ndërsa, është e gabuar të thuash “Unë jam shumë mirë, e kam arritur atë punë.”, Po ashtu, duke thënë se ‘Allahu nuk do të më pranojë’ është e gabuar në të njëjtën shkallë.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: