Teuhidi – shembuj nga njerëzit

Kur njeriu ka të ftohtë, për të përshpejtuar qarkullimin e gjakut në trup, krijohen dridhje. Këtë fenomen që ndodh jashtë vullnetit të njeriut kush e rregullon?

Gjatë ditëve të nxehta, njeriut i skuqet fytyra, trupi shpeshherë nxehet në shkallë të lartë sepse është tejnxehur duke reflektuar energjinë jashtë. Në dimër, damarët e gjakut ngushtohen, pamja e jashtme ftohet, kështu që nxehtësia konstante e nevojshme për jetesën e brendshme arrihet të ruhet. Përsëri, kush është ai që i ka dhënë njeriut këtë sistem klimatik jashtë vullnetit të tij?

Kur njeriu është i shtrirë, po të mos kthehet nga një anë në tjetrën, do të paralizohej. Ajo që rregullon këtë punë të kthimit, është hunda. Në hundë ka një lëng brenda dy dhomëzave të vogla, që në çdo 45 minuta, mbushet njëra dhe paralajmëron trurin, ndaj dhe njeriu kthehet në krahun tjetër. Hunda arrin të ndjejë nga 4-10 mijë aroma, në të njëjtën kohë mundëson që ajri i cili do të shkojë në mushkëri, të jetë rreth 32.2 0C.

Ajo që arrin të hedhë jashtë (nëpërmjet sekrecioneve të hundës ), mikrobet që mund të hyjnë në trup me anë të frymëmarrjes është gjithashtu hunda. Pa pasur as edhe ndikimin më të vogël nga njeriu, kush është ai që i dhuroi atij këtë dhuratë?

Përsosmëria e një pikture, fryt i punës së një piktori, të magjeps; po mrekullitë e universit (zogjtë, pemët, kafshët, bimët, njeriu), a nuk të magjepsin? Të gjitha këta dukuri, a nuk dëshmojnë artistin e përkryer që fshihet pas tyre?

Postime të ngashme

%d bloggers like this: