Cili është kuptimi i deklaratës së besimit, “Nuk ka zot tjetër përveç Allahut”?

Fraza e unitetit hyjnor (teuhidit), “Nuk ka zot tjetër përveç Allahut”, do të thotë se nuk ka gjë tjetër që meriton adhurim përveç Zotit të Plotfuqishëm dhe gjithçka që adhurohet përveç Tij është e rreme. Kjo frazë së pari mohon nga gjithçka të drejtën për t’u adhuruar, pastaj e përjashton Zotin nga kjo, në mënyrë që vetëm Ai që adhurohet, sepse vetëm Ai është Krijuesi dhe Zoti i vërtetë.

Ateistët mohojnë të drejtën për t’u adhuruar nga gjithçka; ata nuk e kanë njohur Zotin, kështu që ata thonë, “Nuk ka zot”. Politeistët u japin të drejtën e adhurimit si Zotit ashtu edhe entiteteve të tjera, duke thënë: “Nuk ka zot tjetër përveç Zotit dhe idhujve.”, Ose “yjeve” dhe entiteteve të tjera që ata i konsiderojnë si hyjnore.

Monoteistët myslimanë janë ata që i përmbahen besimit të vërtetë. Ata u mohojnë të gjitha qenieve të krijuara të drejtën për t’u adhuruar dhe ata besojnë se gjithçka tjetër përveç Zotit është krijuar nga Ai. Vetëm Zoti është krijuesi. Askush përveç Tij s’meriton të adhurohet. Ai është i vetmi që meriton të gjitha format e adhurimit dhe devocionit, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë.

Kuptimi i frazës së unitetit hyjnor është që ju duhet të besoni vetëm te Zoti, të mbështeteni vetëm te Zoti, të kërkoni ndihmë nga Zoti i Vetëm, ta bëni Zotin qëllimin tuaj, të mos dëshironi asgjë tjetër përveç Zotit dhe të adhuroni vetëm Atë! Zoti na bekoftë me realitetet e unitetit hyjnor!

Postime të ngashme

%d bloggers like this: