Të mirat shëndetësore të agjërimit
Agjërimi është një vepër që ka shumë dobi si nga ana shpirtërore ashtu edhe nga ana shëndetësore.
Në këtë shkrim do të përpiqemi të përmbledhim dobitë dhe ndikimin pozitiv për shëndetin.
Gjatë agjërimit, trupi ka një periudhë pushimi të plotë nga e cila përfiton në mënyrë të shpejtë.
Neuroadoptimi: Agjërimi ndihmon censorët e shijes që të përshtaten me një nivel më të ulët të
kripës që merret me ushqimin, gjë që i mundëson trupit të adoptohet me shpejtësi me një dietë të shëndetshme me më pak kripë.
Rikalibrimi enzimatik: Gjatë agjërimit trupi shton ndryshimet enzimatike që ndikojnë në rregullimin e shumë sistemeve si detoksifikimi nga substancat helmuese, harxhimi i rezervave dhjamore dhe rezervimi i proteinave. Ky është dhe shkaku i përmirësimeve në gjendjen klinike të pacientëve.
Humbja në peshë: Rënia në peshë nuk është një strategji primare e agjërimit, por ai ndihmon në këtë proces.
Agjërimi ndihmon në fitimin e zakoneve të një ngrënieje të rregullt, meqenëse pastrohet gjaku dhe forcohen mushkëritë.
Atmosfera shpirtërore gjatë agjërimit ul stresin. Stresi ndikon në cilësinë e jetës dhe është shkak potencial për shumë sëmundje.
Detoksifikimi: Agjërimi lehtëson dhe mobilizon eliminimin e substancave të dëmshme nga organizmi, si: kolesteroli, acidi urik, dioksina dhe mbetje të tjera toksike.
Natriurezis: Agjërimi nxit efektin natriuretik, që e lejon trupin të eliminojë natriumin dhe ujin e tepërt nga organizmi. Kjo lejon zgjidhjen e problemeve kronike me edem dhe ndihmon në uljen e volumit të rritur të gjakut.
Agjërimi ndihmon në lehtësimin e sëmundjeve si artriti, koliti, astma, alergjitë e ndryshme dhe largon lodhjen, duke ulur kalimin e pjesëzave të vogla të patretura mirë nga zorrët në enët e gjakut.
Agjërimi ka një ndikim normalizues në sistemin autonom nervor. Ul shqetësimet në sistemin tretës si dhe qetëson gjendjen e ankthit.
Agjërimi përbën një periudhë pushimi për organet e sistemit tretës:
Mëlçia pushon 4-6 orë;
Stomaku pushon, nuk grumbullohet acid tretës.
Zorrët kanë një periudhë pushimi për sa i përket sekrecionit të lëngjeve si dhe ulet ritmi i punës i muskujve. Pllakat Peyer, që ndodhen në zorrë, nën endodermë, janë pjesë e sistemit mbrojtës, gjatë
agjërimit bëhet revizionimi mbi to dhe njeriu bëhet më i qëndrueshëm ndaj sëmundjeve që kalojnë në sistemin tretës.
Mosdjegia e plotë e mbeturinave të lëndëve ushqimore në enët e gjakut shkakton dëmtimin dhe konsumimin e tyre, kurse gjatë agjërimit, sidomos para iftarit, të gjitha lëndët ushqimore në gjak eliminohen.
Veshkat gjatë agjërimit pushojnë dhe ripërtërihen.
Gjatë agjërimit, palca e kockave (vendi ku prodhohet gjaku) ngacmohet dhe shtohet sasia e prodhuar e gjakut.
Agjërimi dhe hipertensioni
Në vitin 1984, qendra shëndetësore “Tru North Health Center” në USA, bëri një studim me 174 pacientë me hipertension. Kurimi ishte qëndrimi pa ngrënë, vetëm me ujë. 90% e pacientëve u shëruan plotësisht e nuk patën më nevojë për ilaçe.
Agjërimi dhe tërheqja hënore
Agjërimi ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit mendor dhe trupor, si dhe stabilizon efektet e tërheqjes hënore mbi organizëm. Rekomandohet agjërimi i ditëve 13-14-15, sipas kalendarit hënor, pasi janë ditët kur rritet në maksimum tërheqja hënore dhe efektet e saj negative mbi organizëm.
Ndryshimi mes agjërimit dhe qëndrimit pa ngrënë
Kur njeriu rri pa ngrënë stomaku është në pritje të ushqimit dhe sekreton vazhdimisht acid, gjë që është e dëmshme. Personi që agjëron e di që nuk do të hajë deri në iftar, prandaj truri i tij nuk nxit sekrecione. Kjo mënyrë pengon mosdëmtimin e stomakut.