Synimi i armikut!

Njeriu ka ardhur deri në ditët e sotme gjithmonë duke dashur atë që di, me aq sa di, dhe si armik i asaj që nuk di.Është për këtë arsye që pika ku fokusohen specifikat për të cilat janë përpjekur një jetë të tërë armiqtë tanë, është nxitja për të harruar famën e shkëlqyer të Muhammedit (s.a.s.) dhe përgatitja e brezave të rinj si armiq të profetit të të dy botëve.
Por ҫ’ngushëllim favorizues është fakti që megjithëse armiqtë tanë kanë dashur ta shkulin nga zemrat emrin e tij e ta hedhin tej, sot janë kapërcyer të gjitha pengesat dhe barrierat për të arritur tek ai (a.s.).
Dhe vecanërisht rinia, e ka hedhur veten në prehrin e tij (a.s.), me gëzimin e njeriut që pasi ka bredhur me ditë të tëra në vapën përvëluese të shkretëtirës e është përleshur me vdekjen i uritur dhe i etur, i del para një burim uji.
Sigurisht ajo zemër e mbushur plot dhembshuri, do ti marrë në gjoks ata që vrapojnë për tek ai (a.s.) me kaq dëshirë, e nuk do t’i lërë vetëm.

Postime të ngashme