Sovrani më i shquar i moralit
Profeti (s.a.s.) thotë kështu: “Unë jam dërguar vetëm për të plotësuar moralin e lartë!”
Dhuntitë e jashtëzakonshme të Zotit për ne dhe mundësitë tona që mund t’i zhvillojmë.
Ne jemi të pajisur me mundësi në atë mënyrë që të mund të zëmë vendin tonë mes banorëve të botës së lartë.
Njohja e Tij është domosdoshmëri e respektit tonë ndaj vetes tonë të pajisur prej Tij me shumë e shumë favore potenciale. Librat hyjnorë janë zëri dhe frymëmarrja e këtij mesazhi, profetët, përfaqësuesit më të drejtë të kësaj të vërtete, kurse hallka e fundit e vargut të artë të profetëve, Hz. Muhammedi (s.a.s.), prova më e shkëlqyer e kësaj të vërtete dhe sovrani më i shquar i moralit të lartë.
Mbi këtë gjerësi dhe thellësi të personalitetit të tij, Kur’ani shprehet kështu:
“Pa dyshim, ti qëndron mbi një moral të lartë!” (Kur’ani, Kalem, 68/4) dhe “Ky është morali i të dërguarve të ardhur para teje!” (Kur’ani, Shuara, 26/137).