Gjithësia nuk mund të krijohet nga rastësia

Rastësia është e kundërta e rregullsisë (rregullit, ligjit), është përjashtim. Ndërsa ligji shpreh një marrëdhënie të caktuar dhe të vazhdueshme që mbështetet dhe zhvillohet mbi një plan, program, rregull dhe harmoni, rastësia është krejt e kundërta e kësaj, është një marrëdhënie e pacaktuar, e pavazhdueshme, pra, spontane, e pambështetur mbi një plan ose program, pra, e parregullt. Dituritë, në përgjithësi, dhe shkencat e natyrës, në veçanti, merren vazhdimisht me ligjet. Ato nuk interesohen për rastësitë dhe nuk i fusin ato në fushën e studimit të tyre. Eshtë një gabim i madh t’i trajtosh dhe studiosh së bashku, në një plan, rastësitë me shkencat dhe ligjet shkencore.

Le ta ilustrojmë këtë vështrim të shkurtër mbi çështjen me një shembull.

Te njeriu ka gjashtëdhjetë trilion qeliza dhe, në një qelizë, afro një milion proteina. Kështu, mundësia e krijimit të rastësishëm të një proteine është një në gjashtëdhjetë trilion herë një milion. Domethënë se formimi në mënyrë të rastësishme i një proteine është po kaq İ pamundur dhe absurd.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: