Sot ishte datëlindja e tyre!

Kur shkoj në furrë, nuk shoh asnjë bukë në banak, miku im furrëtar, i cili punonte aty, më tha prit nja dy minuta dhe do të jenë gati bukët, kështuqë u ula në një cep dhe po prisja të dilnin bukët e ngrohta. Në ato momente në furrë futet një i moshuar me një pallto të vjetërsuar me një medalje në jakën e majtë, i cili çalonte pak. E përshëndet furrëtarin dhe i afrohet banakut dhe thotë: Më sill pak bukët e mia! Binjakët e mi duhet të jenë uritur tashmë!
Furrëtari merr trastën e zgjatur nga i moshuari dhe ulet poshtë në banakun e furrës dhe nxorri disa bukë të thara që kishin mbetur nga ditët e kaluara. Në ato momenete unë isha shumë afër banakut dhe isha në gjendje të shihja shumë mirë se si ishin ato buke, ishin të thara, të prishura, ishin gurë të forta. E pyeta furrëtarin;
– Pse nuk i the që do të dalin bukët e ngrohta pas pak!?
– Ai i kërkon vetë bukët e mbetura, është shumë i varfër dhe për këtë arsye i merr me gjysëm çmimi. – më tha.
– Kush është ky? – e pyeta.
– Ky është prej veteranëve të luftës, i ka vdekur gruaja dhe djali në një aksident automobilistik, tani kujdeset vetë për nipërit e tij edhe pse ka një rrogë shumë të vogël.
Fillova të digjesha nga brenda prej atyre që më tregoi furrëtari, doja të bëja diçka qoftë e vogël ajo. Ju afrova furrëtarit dhe i thashë: “Po sikur ta plotësoj unë pjesën e mbetur, të paktën të hanë sot bukë të ngrohtë”.
Furrëtari pranoi, bukët e ngrohta që dolën prej furrës filloi t`i futë në trastën e vjetër, kurse bukët e thara i futi poshtë banakut. Plaku ngeli i habitur:
“Qënke shumë me fat sot xhaxha, do të jap bukë të butë e të ngrohtë për fëmijët!”
I moshuari merr në krahë me ngazëllim torbën me bukë dhe niset për të dale, sapo shkon te dera e dyqanit kthehet e thotë: “Zoti ta shpërbleftë biri im, sot ishte datëlindja e tyre…”

Përshtati: Marius Tafani

Postime të ngashme