Qëllimi i ekzistencës

E gjithë qënia është krijuar në respekt të virtyteve të profetit Muhammed (s.a.s.). Ai përbën për gjithësinë qëllim krijimi. Dhe është karakterizuar kështu me pak fjalë që janë bërë të famshme si hadith: “Po të mos ishe ti nuk do Ta kisha krijuar gjithësinë.” (El-Axhluni, Keshful-Hafa, 2/232.)
Sigurisht shkrimi i një libri që nuk i merret vesh kutpimi është një punë e kotë, kursë Allahu është i pastër nga kotësitë. Për rrjedhojë Ai dërgon një ciceron zëkthjellët si zotëria i kohës e hapësirës që të tregojë për kuptimin e gjihësisë.
Gjithashtu duhet të jetë një lajmëtar e një interpretues si ai (a.s.) që të lajmërojë e të interpretojë se nga vjen, ku shkon e pse duhet njeriu, nën urdhërin e të cilit janë vënë ky qiell i pacak, dielli, hëna e yjet në të dhe e gjithë qënia. Si dhe ‘ia komunikojë shpirtrave se ҫfarë ka mbas kuintave të kësaj gjithësie që shohim me sy.
E nëse është kështu, po qe se nuk do të ekzistonte ai (s.a.s.), edhe njeriu edhe gjithësia s’do të kishin kuptim. Hz. Muhammedi (s.a.s.) është njeriu që i përfton vlerë gjërave , për ne ai është më i dashuri i të dashurve.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: