Përshëndetje ty, o Hubejb!
Kur Hubejb bin Adij qe vënë në tryezën e ekzekutimit prej heretikëve të ҫmendur të ndezur me zjarrin e urrejtjes dhe të hakmarrjes, qe vënë përpara një alternative të tillë: “A do të deshe që në këtë cast, në vendin tënd të ekzekutohej Muhammedi?” Dhe përgjigja e tij pati qënë e prerë, e qartë dhe e pakthyeshme: “Jo vallahi, nuk do të pranoja që në këmbim të shpëtimit tim, t’i ngulej atij (s.a.s.), qoftë edhe një gjemb në këmbë.
Pastaj pasi pati treguar këtë shembull guximi në tryezën e ekzekutimit, Hubejbi pati ngritur duart drejt qiellit duke thënë: “ Zoti im duke ardhur këtu nuk munda t’i lija lamtumirën mikut Tënd. Pra, çoja atje ku ndodhet përshëndetjen time.
Pikërisht ato caste kur profeti (a.s.) qe ulur e po bisedonte me pasuesit e tij, menjëherë drejton trupin dhe thotë: “Përshëndetje ty o Hubejb!” Kur të pranishmit të habitur e pyesin, ai përgjigjet e thotë mes lotëve: “Hubejbin e ekzekutuan politeistët, Hubejbi ra dëshmor”. Në çastet e fundit më dërgoi një përshëndetje.” (Ibni Kethir, el-Bidaje, 4/76.)