Zejd b. Thabit, përkthyesi personal i Profetit (a.s)

Kur Profeti (a.s)  dëgjoi nga Zejd ibn Thabiti një pjesë nga ajo që kishte mësuar përmendsh, vuri re se ai këndonte mirë dhe i shqiptonte fjalët qartë…

Fjalët e Kur’anit tingëllonin aq bukur dhe sikur shkëlqenin në buzët e tij, ashtu siç shkëlqejnë yjet në orbitën e qiellit… Këndimi i tij kishte ndikim dhe peshë… Pushimet e tij gjatë të kënduarit dëshmonin për kujdesin dhe të kuptuarit drejt të asaj që lexonte.

Andaj, Profeti (a.s) u ngazëllye shumë me të, sepse e gjeti edhe më të përgatitur seç e kishin përshkruar, e posaçërisht e gëzoi fakti që ai kishte zotëruar të shkruarit.

Atëherë, Profeti (a.s) iu drejtua dhe i tha:

– O Zejd, mësoje shkrimin hebraik, se unë nuk jam i sigurtë se ata e marrin atë që ua them si duhet.

Ai iu përgjigj: – Po, do të angazhohem me respekt të thellë për këtë që thua, o i Dërguari i Allahut!

Ai menjëherë iu përkushtua hebraishtes, derisa e zotëroi për një kohë të shkurtër dhe filloi të shkruajë në atë gjuhë për Profetin (a.s) kur ai dëshironte t’u shkruante hebrenjve dhe ia lexonte shkresat kur ata i shkruanin Profetit (a.s)

Pastaj ai e mësoi gjuhën siriake34 me urdhër të të Dërguarit të Zotit (xh.sh), ashtu siç e kishte mësuar hebraishten.

Me këtë, djaloshi Zejd ibn Thabiti u bë përkthyesi personal i Profetit (a.s)

Kur Profeti (a.s) u bind se Zejdi i ka zotëruar gjuhët në fjalë, se shkruan e përkthen çdo gjë në mënyrë besnike e të përpiktë, atëherë i besoi Zejdit që të shkruajë mesazhin

hyjnor të zbritur mbi tokë, pra të shkruajë Shpalljen e Zotit, Kur’anin e Lavdëruar.

Sa herë që zbriste diçka nga Kur’ani, Profeti (a.s) dërgonte ndonjërin që të thërriste Zejdin dhe i thoshte: Shkruaj o Zejd, e ai shkruante.

Ky ishte Zejdi (r.a), i cili e mësonte Kur’anin pak nga pak dhe kohë pas kohe nga vetë Profeti (a.s) dhe rritej nën versetet e tij. I merrte fjalët e Kur’anit ashtu të freskëta nga goja e Profeti (a.s) , Ato i zbritnin Profeti (a.s) sipas rrethanave dhe nevojave, dhe ai i shkruante ato dhe shpirti i fisnikërohej me dritën e udhëzimeve të tij.  Mendja i kthjellohej kur mësonte për sekretet e dispozitave të tij…

Ky ishte djaloshi fatlum që u specializua në mënyrë aq profesionale në fushën e Kur’anit, saqë u bë njeriu i parë me autoritet nga i cili umeti i Muhammedit (a.s) do të mësojë shumë pas vdekjes së Profetit (a.s).

Burimi: Fragmente nga jeta e Sahabëve

Postime të ngashme