Rruga e drejtë!
Çdo ditë, ne në namazet tona, e lusim Zotin që të na orientojë në rrugën e profetëve, e besnikëve, e dëshmorëve. Ajo është një rrugë e gjerë dhe çdokush e ka pjesën e vet të paracaktuar në të, sepse sipas pohimit të ajetit argument përkatës të Kur’an-it, profeti i fundit është dërguar si mëshirë për të gjithë botët.
Veçanërisht, ai (a.s.) është dëshmues, myzhdedhënës dhe paralajmërues e qortues, gjë që e shpreh ajeti argument në vijim: “O ti nebij, Ne me të vërtetë të dërguam ty dëshmues, myzhdedhënës e qortues.” (Kur’an Ahzab 45).
Profeti ynë është një njeri i jashtëzkonshëm i cili pati bartur për 23 vjet me radhë barrën e rëndë të profetësisë, përgjegjësitë e së cilës i pati çuar në vend në atë mënyrë që në histori nuk e kishte arritur dhe nuk do të mund ta arrinte asnjë burrë që i kishte dalë për zot një kauze.
E me këtë shpirt e këtë vetëdije ai (a.s.) i afrohej çdo ditë e nga pak, fundit të tij të bekuar.