Luani i Allahut!

Hz. Hamza ishte një njeri legjendar që trembte edhe luanët në pyll, por pas marrjes së mesazhit profetik u gjunjëzua, dhe u bë musliman. Ai ishte edhe vëlla qumështi i profetit Muhammed (a.s.). (Ibni Haxher, isabe, 1/353). Përpara se Hamzai të pranonte islamin, muslimanët rrinin gjithë frikë por pasi edhe ai u bë musliman, bulërimat e vëllezërve të tij në fe,  kishin tronditur tërë gadishullin arabik. Hz. Hamza gjatë gjithë jetës i kishte thënë la,( jo) ҫdo gjëje përveҫ Zotit, ashtu edhe u dorëzua në heshtën që i ngulej në gjoks dhe rrëzohej përdhe si një la nw luftwn e Uhudit. I dërguari i Allahut do ti shikonte gjymtyrët e tij të bërë copë copë do ti ulej te koka dhe do të qante si fëmijë. Dëshmorët nuk laheshin por ai (a.s.) e lau Hamzain dhe në vend të ujit, pothuajse përdori lotët e tij (a.s.) që ishin më të shtrenjtë edhe se burimet e parajsës. Po, kështu pati derdhur lotë i dërguari i Allahut para tij. Dhe do të ishte pikërisht profeti i mëshirës ai që do të ftonte në fe, vrasësin e Hamzait, Vahshiun. Ishte ai vetë (a.s.) që e kishte ftuar me këmbëngulje të pranonte fenë islame. (Mexhmeu’z-zevaid,7/100,101.)Megjithatë ai mbetej vrasësi i Hamzait. Pasi Vahshiu shprehu besimin e tij, i dwrguari i Allahut iu përkul te veshi dhe i mwrmwriti kwto fjalw: “Mundwsisht pwrpiqu tw mos mw dalwsh shumw para sysh sepse sa herw që të shoh ty, kujtoj Hamzain dhe mund të mos tregoj për ty dhembshurinë e domosdoshme. Në këtë rast edhe ti rëndohesh, edhe unë nuk e kryej plotësisht detyrën që më takon.”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: