Halid b. Uelidi (r.a) pranon Islamin

Tregon Halid b. Uelidi (r.a): “Kur Allahu dëshiroi mirësi për mua më vendosi një grimcë dashurie ndaj Islamit dhe më bëri të më vijnë mend në vend dhe kështu fillova ti thosha vetes time: “U gjenda në të gjitha luftërat kundër Muhamedit, por kuptova që isha vënë një pune të pa vlerë, sepse Muhamedi do të dilte fitimtar në një kohë shumë të afërt.” U takuam bashkë me të dhe shokët e tij në një vend të quajtur Usfan, sapo ne shkuam atje ata filluan të falnin namazin e drekës. Pastaj dola përballë tij duke dëshiruar që ai të më shikojë, por ai doli imam dhe filloi namazin. Ne edhe pse donim ti shtypnim aty ku ishin, por nuk mundëm, kishte një mirësi në këtë. Ai padyshim që e ka ndjerë çfarë kemi ndjerë ne në ato momente që doli të falë namazin e ikindisë si namazi i frikës (salatu hauf).

Unë u  ndikova shumë nga kjo pamje dhe i thashë vetes me të vërtetë ky person është nën mbrojtje. Pastaj grupi i tyre u nda prej rrugës nga karvani jonë po kalonte. Kur marrëveshja e paqes u refuzua nga Kurejshët fillova të mendoj me vete: “Po tani çfarë të bëj? ku mund të shkoj? Të iki te mbreti i Etiopisë Nexhashiu, por edhe ai i ka besuar Muhamedit, po ashtu edhe shokët e tij janë të sigurte pranë tij. Apo të iki te Herakli duke braktisur fenë time dhe të pranoj fenë Kristiane apo fenë Hebre? Apo të rri në Iran? Dhe një mundësi tjetër ishte të rrija në vendin tim bashkë me njerëzit që ngelën prapa. Profeti (a.s) bëri Umren e lënë vitin e kaluar si pasojë e marrëveshjes së Hudejbijes dhe kështu hynë në Mekë, por unë nuk arrita ti shoh sepse isha larguar nga zona.

Vëllai im Uelid b. Uelid kishte ardhur të kryej Umren bashkë me Profetin (a.s) dhe pasi nuk më kishte gjetur dot më kishte lënë këtë letër: “Me emrin e Allahut mëshiruesit mëshirbërësit… Nuk kam parë diçka më të çuditshme që nuk e pranon Islamin edhe pse je shumë i zgjuar. Kush mund të ngeli i painformuar për një fe si është Islami? Profeti (a.s) më pyeti se ku është Halidi? Unë ja ktheva atë do ta sjellë Allahu. Pastaj Profeti (a.s) tha: “Është e çuditshme sesi tipa të tillë qëndrojnë indiferent ndaj Islamit. Ai do të fitonte një vend midis myslimanëve me anë të trimërisë dhe karakterit të tij, kjo do të ishte më e dobishme për të nëse do të ishte në krah të myslimanëve.  Për arsye se e le vëllain tënd të iki duhet ta shlyesh duke bërë shumë të mira.”

Tregon Halid b. Uelidi se kur mori letrën e dërguar nga vëllai i tij u qetësua shume dhe fillova të ndjej simpati ndaj Islamit, më gëzoi shumë fakti që Profeti (a.s) kishte pyetur për mua. Në ëndërr pashë sikur dola nga një vend i thatë dhe i ngushtë në një vend plot më gjelbërim dhe freski. Po i thosha vetes sime kjo ëndërr do të bëhet realitet.

“Ebu Bekri e shpjegoi në këtë mënyrë ëndrrën time duke thënë se vendi i gjelbëruar dhe i freskët ishte ftesa e Allahut në Islam kurse vendi i ngushtë ishte besimi yt jo i drejtë.”

Kur vendosa të shkoj te Profeti (a.s) po mendoja se me kë të shkoja dhe në ato momente rastisa me Safuan b. Umeje. Ju drejtova atij duke i thënë: “Nuk e shikon o Ebu Uehb që kemi ngelur pakicë, të gjithë pa përjashtim Arabë dhe jo Arabë janë mundur nga Muhamedi. Si thua të shkojmë pranë tij dhe të besojmë në kauzën në të cilën ai ka sjellë. Ngritja e Muhamedit është gjithashtu dhe ngritja jonë! Ai refuzoi shumë ashpër duke thënë: “Edhe sikur të mos ketë ngelur njeri tjetër përveç meje pa i besuar atij, unë përsëri nuk do jem ndjekës i kauzës së tij.”

Pasi u ndamë po mendoja me vete se këtij personi i janë vrarë vëllai bashkë me babanë në betejën e Bedrit. Të njëjtën gjë i thashë edhe Ikrimes djalit të Ebu Xhehlit kur u takova me të, por edhe ai refuzoi si Safuani. I kërkova Ikrimes të mos tregonte asgjë prej gjërave që kishim folur bashkë dhe ai pranoi. Menjëherë shkova në shtëpi dhe bëra gati kafshën me të cilën do të nisesha për rrugë, dola nga shtëpia dhe në rrugë u përballa me Osman b. Talhanë. Kështu fillova të mendoja se mos ndoshta duhet ti tregoja atij për gjërat që ndjeja, sepse ai ishte miku im tashmë, por kur kujtova të afërmit e tij të vrarë hoqa dorë. Sapo dola në rrugë thashë: “Ç’më duhet mua me të afërmit e tij, më mirë ti tregoj si ka shkuar çështja. I thashë: “ Ne jemi si dhelpra të cilat dalin me vrap nga strofkulla e tyre nëse i hedh një kovë me ujë.” Të njëjtën gjë siç u pata thënë të tjerëve i thash dhe atij, ai e pranoi ftesën! Dhe e vendosëm të takoheshim në vendin e quajtur Jexhuxhët. U takuam në vendin e lënë në agim dhe kështu u nisëm për rrugë pa zbardhur dita dhe e vazhduam rrugën deri në Hide. Aty u takuam me Amër b. Asin dhe duke i uruar mirëseardhjen njëri tjetrit ai na pyeti se për ku po shkonim. Ne e pyetëm se cili ishte shkaku që ai kishte dalë? Ai na pyeti të njëjtën pyetje dhe ne u përgjigjem se po shkonim te Muhamedi. Ai gjithashtu u përgjigj se edhe ai për këtë arsye ishte nisur.

Filluam të lëviznim me shpejtësi dhe kur arritëm pranë Profetit (a.s) e përshëndetëm me përshëndetjen e Profetëve. Ai qëndronte përballë nesh i buzëqeshur dhe ashtu na përshëndet edhe ne. Pasi u përshëndetëm i thashë: “Dëshmoj që nuk të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, dhe Ti je i Dërguari i Allahut.” Pastaj Profeti (a.s) më tha: “Eja! Falënderimi i takon Allahut që të udhëzoi në rrugë të drejtë. Unë të dija si një person të zgjuar dhe gjithmonë kam dashur që ti duke përdorur zgjuarsinë tënde të drejtoheshe drejt së drejtës.

Në këto çaste i thashë O i Dërguar i Allahut gjithmonë jam përballur në mënyrë mizore në betejat që kam bërë kundrejt Teje, kështu që lute Allahun të më falë mëkatet dhe gabimet e mia.  Ai më tha: “Islami i fshin të gjitha gabimet e kryera më parë.” Gjithsesi i thashë përsëri ju lutuni për mua! Duke mos e kthyer mbrapsht kërkesën time filloi të lutej kështu; “O Zoti im! Falja të gjitha gabimet e bëra nga Halid b. Uelidi me qëllim që të bëhet pengesë e kauzës Tënde!”

Burimi: Hajatu’s Sahabe

Përktheu: Marius Tafani

Postime të ngashme