Përmbledhja e Kuranit në gjendje Libri
Sikurse u theksua në temën e mëparshme, bërja e ndonjë gabimi gjatë mësimit përmendësh dhe shkrimit të pjesëve Kuranore është i pamundur. Ja dhe shkaku, që gjitha këto pjesë të shkruara dhe të mësuara përmendësh që duke i përmbledhur së bashku, u shndërruan në libër:
Pas vdekjes së Profetit tonë (s.a.s), në betejën e zhvilluar në Jemame, ranë shehidë 500 hafizë të Kuranit. Kjo situatë e kishte preokupuar Hz. Omerin në lidhje me të ardhmen e Kuranit dhe e kishte bindur halifin Hz. Ebu Bekr, që ajetet Kuranore të përmblidheshin në një libër. Detyra iu ngarkua Zejd bin Thabitit (r.a), që nga mosha ishte më i ri se ata, por që edhe në ato kushte kishte mësuar lexim e këndim që në moshën 11-12 vjeçare. Me ndihmën e disa sahabeve të tjerë, transmetimet e përzgjedhura në mënyrë të përpiktë i shkruan dhe duke i vendosur në mes të dy kapakëve, nxorën në shesh librin e parë të Kuranit.
Armiqtë e fesë për të ngjallur dyshim në zemra, hedhin pretendimin që gjatë shndërrimit në libër të Kuranit, ka pasur mungesa ose shtesa të panevojshme. Por në këtë punim të sipërfolur, fjala kryesore në shkallë të parë ishte e sahabit Zejd Bin Thabit, që për vite me radhë kreu detyrën e shkrimit e të transmetimit pranë Profetit Muhamedit (s.a.s). Në qoftë se në Kuran do të kishte pasur ndryshime, a nuk duhej të kundërshtonte një gabim të tillë Zejd bin Thabit, që kishte shkruar dhe dëgjuar nga Profeti transmetimin e parë të Kuranit? Një person që ka pak mendje, zotëron pak ndershmëri dhe sinqeritet, a mund të mendojë të kundërtën e saj?
Sahabët që njihnin shumë mirë Kuranin, që është pjesë e pandarë e jetës tonë, po të kishte pasur ndryshime pas shndërrimit të tij në libër, këta sahabë të zgjedhur me korrektësi do të kundërshtonin këtë punë që po bëhej. Një gjë e tillë duke mos qenë theksuar nga asnjë lloj burimi, që në mes Kuranit që sahabët kishin mësuar përmendësh nga Profeti (s.a.s), dhe atij të shndërruar në libër, ekzistonte ndonjë ndryshim, atëherë ky pretendim bie poshtë.
Një pretendim tjetër i armiqve të fesë është mendimi që lidhet me gabimin që mund të ketë lindur gjatë shumëfishimit të Kuranit në kohën e Hz. Osmanit (r.a), por ja që:
Viti në të cilin Hz. Osmani (r.a) urdhëroi këtë gjë, qe viti 24 pas hixhretit. Shumë nga sahabët që kishin mësuar Kuranin nga vetë Profeti, (madje pararendësit e tyre) jetonin. Të mëdhenjtë si Hz. Aliu, Abdullah bin Mesudi, Ebu Musa Eshari e mjaft të ndritur të tjerë, e përjetuan këtë veprim të punës së Hz. Osmanit duke e përmendur me nderim.
Të pranosh që këta personalitete të mëdha të cilët kishin marrë edukatën nga vetë i Dërguari i Allahut (s.a.s.) do të pajtoheshim me një ndryshim që i bëhej Kuranit, në fakt do të thotë: ose ata kanë qenë budallenj, ose pjesëtarë në planet e tradhtisë së Kuranit.
Shkrime të ndryshme të Kuranit, të mbetura që në kohën e sahabëve, janë edhe sot të pranishme. Këto prototipe nuk kanë asnjë lloj ndryshimi me atë që iu transmetua Profetit (s.a.s), që u shndërrua në libër në kohën e Hz. Ebu Bekrit dhe që u shumëfishua nga Hz. Osmani. Pra, sikurse shihet, Kurani s’mund të jetë gjë tjetër veçse fjala e Zotit, Zotëruesit të dijes që përfshin gjithçka, këtë botë dhe atë të përtejme. Në fakt, vetë Kurani shprehet në mënyrë të qartë që kjo është kështu dhe askush s’mund të bëjë ndryshim në të: “Ne e zbritëm Kuranin dhe gjithsesi Ne do ta mbrojmë atë. ”(Hixhr, 19)