Përgojimi!

Allahu i Lartësuar thotë: “Mos e përgojoni njëri-tjetrin! A dëshiron ndokush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë e urreni, e pra kini frikë ndëshkimin e Allahut…” (Huxhurat, 12)

Përgojimi është një ves shumë i ulët, të cilin e dënojnë feja, arsyeja e shëndoshë dhe mbarë shoqëria. Transmetohet nga Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahut (a.s) u ka thënë shokëve të tij:

“A e dini se ç’është përgojimi”? Shokët iu përgjigjën: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri”! Ai tha: “Të përmendësh për vëllain tënd atë që ai e urren”. Ata i thanë: “Po nëse është e vërtetë ajo që thuhet për të”? Ai tha: “Nëqoftëse është e vërtetë, ti e ke përgojuar; e nëse jo, atëherë ke shpifur për të”.

Imam Kurtubiu përcjell mendimin e dijetarëve islamë, të cilët miratojnë njëzëri se përgojimi është i ndaluar dhe e numërojnë ndër mëkatet më të mëdha.

Postime të ngashme