Dëmet e keqpërdorimit të gjuhës

Gjuha është mjeti më i rëndësishëm kulturor i shoqërisë.  Gjuha është një nga organet më të rëndësishme që i është besuar një personi nga Allahu. Është i rëndësishëm përdorimi i saj i duhur, në të kundërt kthehet në një fatkeqësi.

Ç’rregullimi i gjuhës bën që zemra të përkeqësohet dhe përkeqësimi i saj sjell dobësimin e besimit.  Është e nevojshme të shmangen dëmet e gjuhës, sepse ato shkatërrojnë dashurinë dhe respektin midis njerëzve dhe diskreditojnë gjithë njerëzimin.

Le të përmbledhim shkurtimisht dëmet e përdorimit të gjuhës:

1. Të thënit gënjeshtra

Gënjeshtër do të thotë të fshehësh të vërtetën, të thuash të kundërtën e asaj që di dhe të flasësh për diçka që nuk ke dijeni,  sikur ta dije patjetër. Allahu i urdhëron njerëzit të thonë të vërtetën në Kuran (el-Ahzab 33/70) dhe u thotë atyre që të largohen nga fjalët e këqija.

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën.” (El-Ahzab 33/70)

” … Largohuni prej fjalëve të rreme ” (El-Haxh 22/30)

Safvan Ibn Sulejmi transmeton:

Një herë, Profeti (s.a.s) u pyet, ” A mund të jetë një besimtar frikacak? ”

Profeti u përgjigj: “Po”.

Ai u pyet, “A mund të jetë një besimtar koprac?” Profeti u përgjigj: “Po”.

Ai u pyet, “A mundet që një besimtar të jetë gënjeshtar?” Profeti u përgjigj, “Jo” (Muvatta, Kalam 19)

2. Dëshmia e rreme

Dëshmia e rreme është një e keqe që shqetëson njeriun, humbet të drejtat e tij, prish komunitetet, hap rrugën drejt veprave të këqija dhe bën që drejtësia të shembet.

 “(Kështu janë) edhe ata që nuk dëshmojnë në mënyrë të gënjeshtërt e, kur kalojnë pranë kotësive, kalojnë me dinjitet”. (El-Furkan 25/72)

“O besimtarë! Bëhuni zbatues të palëkundur të drejtësisë, duke dëshmuar në emër të Allahut, qoftë edhe kundër jush ose kundër prindërve dhe të afërmve tuaj. Qoftë i pasur ose i varfër ai (për të cilin dëshmoni), Allahu është për ata vlerësuesi më i drejtë. Dhe mos shkoni pas epsheve tuaja e të shtrembëroni drejtësinë! Nëse ju ngatërroni dëshminë ose i shmangeni asaj, vërtet që Allahu e di se çfarë bëni ju.” (Nisa 4/135)

Profeti (a.s) tërheq vëmendjen tonë, duke shprehur rrezikshmërinë e kësaj, si një nga mëkatet e mëdha:

“Thënia e gënjeshtrave dhe dhënia e dëshmisë së rremë.” (Buhari, Shahadat 10, Adab 6, Isti’dhan 35, Istitaba 1; Muslim, Iman 143)

Ne nuk duhet të harrojmë se duke dhënë dëshmi të rreme , njeriu shpif për një person që ka të drejtë, e shtyp atë dhe shkel të drejtat e tij, shpif për një person të pafajshëm, fsheh krimin e kriminelit të vërtetë, bën një mëkat hapur, e mban larg pëlqimin e Allahut, dëmton drejtësinë, shkakton probleme sociale, katastrofa dhe shkatërron edhe familje.

3. Përgojimi, thashethemet dhe e folura pas shpinës

Sipas asaj që transmeton Ebu Hurejra, një herë i Dërguari i Allahut (s.a.s.) pyeti: ” A e dini se çfarë është përgojimi? ” Shokët thanë: ” Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë. ”

Pas kësaj, ai tha, ” Të flasësh për vëllanë tënd në atë mënyrë që atij nuk i pëlqen ” .

Dikush tha: “Po sikur të bëjë vërtet atë që unë përmend?” Pas kësaj, Profeti  (s.a.s) bëri paralajmërimin e mëposhtëm:

” Nëse ajo që pohoni, gjendet me të vërtetë tek ai, jeni duke e përgojuar atë. Nëse jo, atëherë është një shpifje .” (Muslimi, Birr, 70)

Ajo që quhet ” thashethem ” midis njerëzve konsiderohet si përgojim. Vargu i mëposhtëm tregon sa i shëmtuar është përgojimi:

“… Mos e spiunoni dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?! Sigurisht që ju do ta urrenit këtë! Kijeni frikë Allahun! Me të vërtetë, Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplotë” (El-Huxhurat 49/12)

4. Betimi, fjalët e këqija, shpifjet, talljet, spiunimet

Është e ndaluar nga Kurani shqiptimi i thënieve që do të dëmtojnë nderin dhe dinjitetin e të tjerëve. Fjalë të këqija dhe të shëmtuara si sharje, tallje dhe shpifje nuk duhet të ekzistojnë në jetën e një besimtari të përsosur. Zoti ynë ndalon shqiptimin e tyre. Njeriu vlerësohet si njeri në atë masë sa kontrollon dorën, gjuhën dhe pjesët intime.

Ne duhet të mendojmë për thënien e vargut vijues kur përpiqemi të kontrollojmë gjuhët tona:

” O ju që keni besuar! Asnjë burrë prej jush të mos tallet me burra të tjerë, se këta mund të jenë më të mirë se ai. Gjithashtu, asnjë grua të mos tallet me gra të tjera, se këto mund të jenë më të mira se ajo. Mos e nënçmoni dhe mos e qesëndisni njëri-tjetrin me nofka (të këqija)! Sa e shëmtuar është të thirresh me emër të keq pas (pranimit të) besimit! Ata që nuk pendohen, janë vërtet keqbërës ” (El-Huxhurat 49/11)

Në fakt, një person që kontrollon gjuhën e tij, ka lidhje me besimin e tij në Kuran:

“Allahu nuk do që të thuhen hapur fjalë të këqija, përveçse nga të dëmtuarit. Allahu dëgjon dhe di gjithçka. ” (Nisa 4/148)

“Mjerë për çdo përqeshës – shpifës,” (El-Humeze 104/1)

5. Të kesh mendime (të këqija) (dyshime) për të tjerët, fjalë të panevojshme

“Dhan” do të thotë, të mendosh, të perceptosh, të dyshosh rreth informacionit që nuk është i sigurt. Do të thotë të akuzosh një person pa arsye dhe të mendosh që dikush bëri diçka të keqe.

Disa vargje në lidhje me çështjen janë si më poshtë:

“O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshime, se, vërtet, disa dyshime janë gjynah. ” (El-Huxhurat 49/12)

“Ju ushqyet mendime shumë të këqija dhe kështu u bëtë popull i pavlefshëm i nisur drejt shkatërrimit”. (El-Fet’h 48/12)

Profeti (a.s) tha: “ Shmangni hamendësimin, sepse është gënjeshtra më e keqe.” (Buhari, Adab, 58/6064)

Postime të ngashme

%d bloggers like this: