Helmi i gjuhës
Mbreti i profetëve i ruante në siguri mesazhet e ardhura nga Allahu dhe këtë atmosferë e mbante të gjërë sa të përfshinte brenda tërë ekzistencën. Edhe ummetin përpiqej ta pajiste me të njëjtin moral dhe i këshillonte ata që të jetonin si të besueshëm midis njerëzve. Pranë tij (a.s.) nuk mund të mendohej as edhe tradhëtia më e vogël ndaj amanetit ose fjalës së dhënë dhe nuk mund të flitej pas shpine qoftë edhe për një besimtar të vetëm. Ai kundërvepronte menjëherë duke e paralajmëruar bashkëbiseduesin dhe nuk lejonte që mbi shpirtin e tij të binte pluhuri i mëkatit të përfoljes.
Fjalëve të hz. Aishes: “Sa të gjatë e ka qafën filan grua.”, Profeti a.s i pati qenë përgjigjur: “E përfole atë dhe ia ngule dhëmbët në mish.” (Ibni Kethir, Tefsir, 7/359; et-tergib ve’ terhib, 4/285). Ky qëndrim unik buronte nga besnikëria dhe drejtësia e tij (a.s.).
Ai vetë i drejtohej Zotit shpesh me këtë lutje të cilën ia këshillonte edhe ummetit: “Allahu im tek Ti mbështetem për tu mbrojtur nga uria, ç’shok i keq është ajo. Dhe mbështetem tek Ti për tu mbrojtur nga shpërdorimi i besimit dhe tradhtia. Ç’shokë të këqinj janë ata në ruajtjen e së fshehtës!” (Ebu Davud, Vitr, 32; Nesai, Istijadhe, 19, 20; Ibni Maxhe et’ime, 53).
I Dërguari i Allahut kishte një shpirt të mbyllur e të vulosur ndaj të gjitha të këqijave. I’a hapte zemrën me sa të kishte mundësi, edhe mirësisë më të vogël edhe asaj që konsiderohej hollësi e parëndësishme, dhe ngrihej e ulej me ndjenjën e mirësisë.