• July 10, 2020

Profeti  i mëshirës

Islamic calligraphy Muhammad may Allah bless and greet him.

Një ditë shkon një beduin tek i Dërguari i Allahut (s.a.s) dhe i thotë: “Më jep nga ajo që të ka dhënë Allahu…” Sahabët u inatosët me të dhe mëshuan drejt tij që ta qortonin. Mirëpo Profeti (a.s) u dha urdhër që të largoheshin. Më pas e mori beduinin për dore, e çoi në shtëpi dhe i tha: “Merr ç’të duash dhe lër ç’të duash”. Beduini mori aq sa deshi dhe Profeti (s.a.s) e pyeti: “A të kam nderuar”? Ai iu përgjigj: “Po, pasha Zotin”, – dhe dëshmoi shehadetin. Kur sahabët panë ndryshimin, Profeti (s.a.s) u tha:

“Vërtet, shembulli im, i juaji dhe i këtij beduini është si i një burri që i ka ikur deveja. Banorët vrapojnë për ta zënë, por sa më shumë vrapojnë ata, aq më shumë largohet ajo. Më pas vjen pronari i devesë dhe u thotë: ‘Më lini mua dhe devenë time, se e njoh më mirë.’ Më pas merr një tufë bari në dorë dhe e zgjat atë drejt devesë dhe ajo vjen me dëshirën e saj. Pasha Allahun, po t’u kisha lejuar t’i afroheshit, do ta kishit qëlluar e do ta kishit lënduar dhe ai do të largohej pa Islam e kështu do të hynte në Zjarr.”

Postime të mëparshëm

Allah!

Postime të rradhës

Përgojimi!