Çfarë duhet të bëjmë nëse nuk largohemi dot nga një mjedis në të cilin përgojohet?

Shpjegimi: Nëse ndodhem në një vend prej të cilit nuk mund të largohem (si p.sh. makina) dhe aty përgojohet dikush, si duhet të veproj? Marrim parasysh që nëse u tërheq vëmendjen për çështjen do të nxisja mërinë e palës tjetër. Si kanë vepruar më të dijshmit në raste të tilla?

Në situata si kjo kërkohet që pavarësisht kushteve në të cilat ndodhemi të bëjmë një përpjekje në vazhdën e urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja, duke u treguar njerëzve se përgojimi është i ndaluar. Një mënyrë për ta bërë këtë është të tërhequrit e vëmendjes pa nxitur revoltën e tyre; kështu, sa më natyrshëm mund t’u kërkojmë ta vendosin veten në vendin e personit që po përgojohet dhe t’ia lëmë çështjen ndërgjegjes së tyre.

E nëse nuk mund ta braktisni atë mjedis, e as nuk mund të këshilloni dikë, të paktën mos u përfshini dhe ju në mëkat dhe përbuzeni atë me zemrën tuaj. Në këtë rast, personi që dëgjon me kënaqësi dhe e dëshiron përgojimin është njëlloj si të ketë përfolur edhe vetë. Said Nursiu, në letrën e 22-të thotë: “Nëse dikush bie në mëkatin e përgojimit, ose e dëgjon atë me dëshirë, atëherë ai duhet të thotë: “O Zot, më fal mua dhe atë për të cilin fola keq!” Dhe kurdo që ta takojë personin e përfolur duhet t’i kërkojë ndjesë dhe t’i thotë “Ma bëj hallall”!

Postime të ngashme

%d bloggers like this: