Përgjigje një kundërshtimi

Duke thënë se disa mendimtarë të mëdhenj të antikitetit kanë ditur disa çështje që nuk mund të kundërshtohen dhe shkenca e sotme e ka pranuar këtë si të vërtetë, atëherë mund të kundërshtohen mrekullitë që na i ka servirur shkenca moderne.

Në radhë të parë, mendimtarët e antikitetit çështjet i studionin vetëm nga ana filozofike dhe nuk mbështeteshin në përfundime shkencore. Duke kundërshtuar, pothuajse harrohen fare gabimet e tjera të shumta të MËDHA të fryteve të mendimeve të filozofëve të asaj periudhe. Për shembull, ndjekësit e Pitagorës pranojnë se Dielli qëndron konstant në hapësirë dhe duke e pranuar atë si qendrën e universit, mendojnë se trupat e tjerë qiellorë e ndërtojnë ekuilibrin e tyre rreth tij.

Domethënë, mund të rastisim shpesh mendime të gabuara të filozofëve më të mëdhenj të periudhës së antikitetit në lidhje me universin. Fjalët e tyre të mëdha nuk duhet të na bëjnë t’i harrojmë gabimet e tyre. Vetëm në lëndët shkencore, asnjëra nga ata çfarë ka vërtetuar e zbuluar shkenca nuk bien ndesh absolutisht me ato ç’ka përmend Kurani. Pra, kjo është veçoria më e rëndësishme që e ndan Kuranin me të tjerat.

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: