Kur’ani dhe Shkenca: Universi është i rrumbullakët

“O grupim i xhindëve dhe i njerëzve! Po patët fuqi për të kaluar përtej hapësirës (rrezeve) të qiejve dhe të tokës, atëherë kalojini. Por ju kurrë nuk do të mundeni t’i kaloni, përveç me fuqi (nga Allahu).” (Rrahman/33)

Fjala “aktar” që përmendet në Kuran është shumësi i fjalës “kutur“, që do të thotë rreze. Ndërsa rrezja gjendet tek trupat e rrumbullakët dhe rrethorë. Nga kjo kuptojmë rrumbullakësinë e tokës.

Sipas Ajnshtajnit, çdo gjë në univers është natyrisht në varësi të saj, në formë rrethore. Muhjidin Arabi i cili ka lindur në vitin 1165, në librin e tij Futuhat, shprehet kështu: “Allahu është zotërues i çdo përsosmërie, dhe në univers e ka treguar përsosmërinë e tij, qiejt i ka krijuar të përsosur. Ndërsa forma më e përsosur është rrethi. E për këtë Allahu e krijoi universin në formë të rrumbullakët. Edhe toka është e rrumbullakët dhe rrotullohet rreth boshtit të saj. Nga ky rrotullim formohen dita dhe nata.”

“Dhe qiejt janë të mbështjellë në Dorën e Tij” (Zumer/67)

Nëse shihen me kujdes format e nebulozës dhe galaktikave, gjendja e tyre afërsisht e rrumbullakët, format e përthyera, animi drejt rrumbullakosjes dhe lëvizjet e sistemeve në formë spirale, e shprehin këtë.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: