Paralajmërimet e Kuranit rreth disa mistereve dhe të fshehtave

Kurani jo vetëm që flet rreth ngjarjeve të ndodhura në të shkuarën dhe rreth Profetëve të mëparshëm si, Nuhu, Jusufi, Musai, etj., por flet edhe për ngjarje që do të ndodhin edhe në të ardhmen. Për faraonin që kishte qenë në radhë të parë kundra Zotit, në ajetin 92 të suren Junus në Kuran thuhet: “Dhe ne do ta shpëtojmë që të shërbejë si argument për brezat pasardhës. E megjithatë, shumica e njerëzve janë të paditur ndaj ajeteve tona”. Me të vërtetë ky paralajmërim i Kuranit doli i saktë. Trupi i faraonit i gjetur në shekullin e njëzetë, është në ruajtje në muzeun “British” të Anglisë.

Në ditët e para të Islamit, në periudhën kur kundërshtarët dhe idhujtarët ishin në mazhorancë dhe ndaj një grushti myslimanësh ushtrohej shtypja, dhuna dhe torturat makabre, Kurani do të lajmëronte se Islami do të triumfonte mbi të gjitha fetë e tjera dhe se do të arrinte të mbrohej deri në ditën e kiametit. Dhe në fakt, më vonë, Abasitë, Selçukët dhe veçanërisht shteti Osman, arriti ta bëjë Islamin të triumfojë mbi të gjitha fetë. Sikurse do të ritheksojmë edhe më vonë, Kurani është ruajtur deri në hollësinë më të vogël, pa pësuar as edhe një ndryshim.

Kur Bizantinët u mundën përballë Persëve adhurues të zjarrit, idhujtarët u gëzuan shumë. Por Kurani dha sihariqin se Bizantinët do të triumfonin mbi Persët. Dhe në të vërtetë kjo ngjarje që dukej si e pamundur, u realizua dhe pas një kohe shumë të shkurtër Bizantinët i mundën Persët.

Tani dikush që nuk di as shkrim e as këndim, a është e mundur të japë njohuri rreth së shkuarës? (duke lajmëruar rreth profetësive të profetëve të mëparshëm). Sikur t’i lëmë mënjanë njohuritë themeltare të shkrim-këndimit, edhe sikur Profeti Muhamedi (s.a.s.), të ishte dijetari më i madh i asaj periudhe, a do të mund të ishte në gjendje të lajmëronte rreth të ardhmes? Në qoftë se do të ishte e mundur, përse pas tij nuk doli një njeri që të lajmëronte gjëra të tilla e t’i dilnin të sakta?

Nga faktet që u munduam t’i paraqesim shkurtimisht, kuptohet se përmbajtja e Kuranit nuk është e mundur të arrihet me mundësitë individuale njerëzore. Kjo është e mundur vetëm nëpërmjet transmetimit nëpërmjet Xhebrailit dhe profetëve nga vetë Zoti, nga dija e Atij që di gjithçka, që përfshin të pafillimshmen dhe të përjetshmen dhe që pështjellon të gjitha.

Postime të ngashme