Njerëzit ndahen në katër lloje

Halil b. Ahmed thotë:

– Njerëzit ndahen në katër lloje:

1. Ata që kuptojnë, dhe veprojnë në proporcion me diturinë që kanë. Këta janë dijetarë, prandaj ata ndiqni.

  1. Ata që kuptojnë, por nuk veprojnë në bazë të diturisë që kanë. Këta janë gafilët (të pavëmendshmit). Atyre tërhiqni vëmendjen.
  2. Ata që nuk dinë, por kuptojnë që nuk dinë. Këtyre u thuhet thjesht i paditur, këta janë në kërkim të rrugës, këtyre tregojuni rrugën e drejtë.
  3. Ata që nuk dinë, por nuk kuptojnë që nuk dinë (mendojnë që dinë). Këtij i thuhet i paditur i vërtetë, nga ai largohuni.”.

Burimi: Ihjau Ulumi’d Din

Përktheu: Marius Tafani

© URTËSI.AL

 

Postime të ngashme