Çdo gënjeshtër, një vdekje më vete!

Profeti Muhammed (s.a.s.) ashtu siç pati jetuar gjithmonë me drejtësi, edhe ummetin, bashkësinë e tij, e pati këshilluar gjithmonë për drejtësi. Ja disa prej atyre këshillave:
“Më jepni fjalën për këto gjëra dhe unë t’ju jap fjalën për Xhennetin:
– Kur të flisni, flisni drejt!
– Kur të premtoni, çojeni premtimin në vend!
– Tregohuni të besueshëm në ruajtjen e amanetit!
– Ruani nderin!
– Mbyllni sytë para haramit ( gjësë së ndaluar e që s’ju përket)!
– Mbani duart larg nga harami!( Mysned, 5/323.) Po, ai gjithmonë drejt pati jetuar, drejtësinë pati këshilluar dhe me drejtësinë që ishte diçka e posaçme për të, pothuajse ishte afruar në një pikë mes mundësisë dhe domosdoshmërisë, në një pikë të tillë, pas së cilës qëndronte vetëm e vetëm besnikëria e Allahut.
Edhe në një tjetër porosi të tij kështu urdhëron: “Hiqni dorë nga gjërat që përmbajnë dyshime. Drejtësia prodhon në brendësi të njeriut siguri dhe qëndrueshmëri, kurse gënjeshtra është shtrembërim, është turbullirë.”( Tirmizi, Kijame, 60; Mysned, 1/200.)
Dhe prapë urdhëron: “Kërkoni vazhdimisht drejtësinë! Edhe nëse në drejtësi shihni shkatërrimin tuaj, pa asnjë diskutim që aty është shpëtimi juaj!”( Kenzu’l-Ummal, 3/344; Fejzu’l-Kadir, 3/232.)
Edhe në një porosi tjetër po kështu konkludon: “Mos u ndani nga e drejta. E drejta ju çon në mirësi, kurse mirësia në xhennet. Nëse personi tregohet i drejtë dhe e kërkon të drejtën, shkruhet mes besnikëve në lartësinë e Allahut.
Ruhuni nga gënjeshtra. Gënjeshtra e çon njeriun në mëkat, kurse mëkati në xhehennem. Nëse personi vazhdimisht gënjen dhe e kërkon gënjeshtrën, shkruhet si gënjeshtar në lartësinë e Allahut!”( Buhari, Edeb, 69; Muslim, Birr, 105.)
Shpëtimi dhe fundi i mirë janë te drejtësia. Edhe sikur njeriu të vdesë duke thënë të drejtën, një herë vdes, kurse çdo gënjeshtër është një vdekje më vete!

Postime të ngashme