Një fatkeqësi është më e dobishme se njëmijë këshilla!
Pas fitores në betejë, komandati shkon në prani të Hz. Omerit (r.a), por bashkë me të ndodhej dhe një person i dytë, i shkurtër, topolak. Hz. Omeri e pyet komandantin se cili ishte ky person që ishte bashkë me të?
– Ai është krahu im i djathtë! Çfarë detyre i kam dhënë, e ka kryer me sukses. Ka përcjellë lajmet më të fshehta, ndonjëherë ka kryer punën e një ushtrie të tërë. Mund të them që kam fituar në sajë të tij.
Pas disa kohësh komandanti shkon përsëri në prani të Hz. Omerit (r.a), por këtë herë si një humbës.
Hz. Omeri e pyet komandantin se ku ishte krahu i tij i djathtë?
– Mos më pyet o Omer! Më tradhëtoi, kaloi në palën e armikut.
Këtë herë edhe Hz. Omeri (r.a) foli:
– Doja të ta thoja edhe herën e kaluar, që nuk duhet t’i mbështetesh tjetër kujt përpos Allahut. Por mendova që një fatkeqësi është më e dobishme se njëmijë këshilla.
Përgatiti: Marius Tafani