Mos u hakmerrni!

Mund të ndodhë që nga veprimi hakmarrës, një njeri i caktuar mund të provojë një lloj kënaqësie. Le ta zëmë se është kështu. Por, për ç’kënaqësi flitet në këtë rast? Për një kënaqësi të përzier me mllef e helm, si kënaqësia e bishës kur ngul dhëmbët në trupin e një kafshe tjetër.

Kanë thënë: “Kënaqësia që fitohet nga hakmarrja nuk zgjat veçse një çast, ndërsa ajo që rrjedh nga dhënia e faljes është e përjetshme.”

Falni! Të jeni të sigurt se mëkatari do të ndëshkohet. Njerëzit që kryejnë vepra të shëmtuara, eliminojnë vetveten. Një i urtë ka thënë: “Fati u buzëqesh të këqijve vetëm për t’i tërhequr më lehtë në shkatërrim.”

Zemërbutësia dhe shpirtmadhësia juaj do të gjejnë shpërblim më të mirë në qetësinë që do të shijoni, qetësi që t’u mungojë plotësisht atyre që gabojnë.

Njëri nga shokët e Profetit kishte refuzuar ta falte dikë tjetër, derisa zbriti ajeti kuranor, i cili thoshte: “Le të falin dhe le të tolerojnë! A nuk doni që Allahu t’ju falë juve? Ai është Falësi dhe Mëshiruesi”.

Do ta meritosh faljen, atëherë kur ta vendosësh atë në praktikë në jetën tënde. Falje e njerëzve dhe tolerimi i gabimeve të tyre do të bëhet shkak për fitimin e mëshirës hyjnore. Çdo njeri në këtë botë ka nevojë për falje e mëshirë. Nëse ia falim këto njerëzve përreth, tregojmë se edhe ne duam që të falemi prej të tjerëve. “Mëshiro, që të mëshirohesh.”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: