Çohu në mëngjes duke buzëqeshur!

Çohu në mëngjes duke buzëqeshur! Qëndrimi psikologjik që ju mbani në minutat e para pas zgjimit, është në një farë mënyre sinteza e tërë ditës.

Ndërsa njeriu që fillon ditën duke hungëruar, me gjendje nervozizmi e zymtie, do të mbetet “pre” e kësaj gjendjeje të keqe shpirtërore, deri në momentin në të cilin ai do të bjerë përsëri për të fjetur. Trishtimi është një dominues kokëfortë.

Stërvitu për të duruar. Durimi është baza e suksesit në jetë, prandaj është kaq i rrallë.

“Tri gjëra – thoshte Kilone, një nga shtatë të mençurit e Greqisë – janë të vështira mbi të gjitha: të mbash në heshtje një sekret, të shfrytëzosh mirë kohën, të durosh me qetësi kundërshtimet dhe provat. Nga tre këto virtyte të mençura, durimi është më i vështiri për t’u praktikuar.”

“Njeriut nuk i është dhënë ndonjëherë dhuratë më e mirë se sa durimi.” “Kujt i është dhënë durimi, atij i është dhënë një mirësi shumë e madhe.”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: