Kush janë Tabiunët?

Pasuesit, ata që vijnë pas sahabeve fisnikë dhe ndjekin rrugën e tyre, quhen tabiinë (shumës tabiunë). Tabiini është personi që është takuar me ndonjërin prej sahabeve dhe është ndodhur në bisedën e tij. Allahu ka thënë kështu: “Allahu është i kënaqur me muhaxhirët dhe ensarët, të cilët kanë fituar gradën e parë në Islam, si dhe me ndjekësit e tyre. Allahu ka mbetur i kënaqur me ta dhe ata kanë mbetur të kënaqur me Allahun. Allahu përgatiti për ta xhennete nëpër të cilët rjedhin lumenj. Ata do të hyjnë atje për të qëndruar përgjithmonë. Në këtë mënyrë, Allahu ka bërë të ditur bukur se ka mbetur i kënaqur edhe prej ndjekësve të sahabeve.

Profeti (sal’lallahu alejhi ve sel’lem) ka bërë të ditur se, pas sahabeve, brezi më i mbarë e më i dobishëm është brezi që ka ndjekur sahabet. Brezi i tabiunëve është brezi jashtëzakonisht i rëndësishëm në historinë e diturive islame. Dijetarët më të mëdhenj në këtë brez kanë jetuar, bazat e diturive islame janë përcaktuar prej tyre.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: