Kush quhet Ulu’l Azmi, cilët janë ata?

Ulu’l Azmi quhen profetëtë më të shquar në historinë e njerëzimit, të cilët janë përzgjedhur nga vetë Allahu (xh.xh). Ata quhen profetët e vendosshmërisë së lartë.

Nuhu (a.s)

Pas vdekjes së Ademit kaluan shumë vite. Para se të lindte Nuhu, Kështu, profeti Idris është babai i gjyshit të Nuhut. Në një hadith të Buhariut, Abdullah ibnu Abasi transmeton se profeti Muhamed ka thënë: Mes Ademit dhe Nuhut kishin kaluar dhjetë shekuj. Asokohe, populli i Nuhut udhëhiqej nga një mbret jobesimtar, i cili lëshoi një dekret për popullin që të mos e dëgjonin Nuhun, të mos i flisnin dhe të mos ia vinin veshin për t’u distancuar nga adhurimi i idhujve dhe zotave të tyre të shumtë. Njerëzit iu bindën në mënyrë të verbër mbretit të tyre dhe e lanë Nuhun. Këtë e shpreh Nuhu a.s në Kuran ku thotë:”Nuhu tha: O Zoti im, ata më kundërshtuan mua dhe u dhanë pas atyre njerëzve, pasuria dhe fëmijët e të cilëve nuk kanë sjellë gjë tjetër, veç shkatërrimit. Ata kurdisën një kurth të madh – duke dashur ta pengojnë Nuhun a.s në përmbushjen e misionit, ngrinin kurthe nga më të ndryshmet, ku më i rrezikshmi ishte urdhri për të mos e dëgjuar Nuhun.

Para se të fillojë tufani shkatërrues, Zoti e kishte urdhëruar Nuhun të përgatitej, ashtu siç e kishte urdhëruar të mbledhë nga çdo krijesë një çift, një mashkull dhe një femër. Sinjali i afrimit të tufanit ishte vërshimi i ujit në furrën e bukës së Nuhut. Thotë Zoti i lartësuar lidhur me këtë:Kur arriti urdhri Ynë e uji të gufojë nga furra, Ne i thamë: “Ngarko në anije nga çdo lloj gjallese nga një çift, familjen tënde – përveç atyre kundër të cilëve ka qenë fjala e dënimit – dhe besimtarët!” Por shumë të paktë ishin ata që i kishin besuar atij!(Hud 11:40) Një ditë, Nuhu e konstatoi ujin në furrë, sinjal ky që tregonte se tufani ishte afër. Menjëherë, ai u nis drejt anijes në mal. Atje ai mbeti pa gojë, pasi të gjithë kafshët dhe gjallesat e tokës, çdo çift prej tyre, ishin grumbulluar tek anija dhe ishin vënë në rresht, në pritje të urdhrit për të hipur në anije. Pasi e gjithë toka u përmbyt, nga fisi i nuhut a.s ka ardhur dhe rraca njerëzore, ai ndryshe quhet dhe babi i dytë i njerëzimit. Ka jetuar në zonën e Irakut.

Ibrahimi (a.s)

Ai ka jetuar në qytetin e Harranit, qyteti i pare i ndërtuar pas permbytjes se profetit Nuh. Ai është babai i dy profetëve të tjerë Ismailit dhe Ishakut.Ai bashkë me djalin e tij Ismailin kanë ndërtuar qaben.  Në lidhje me të në kuran tregohet historia kur zoti e urdhëron atë të therë kurban djalin e tij Ismailin, ai është i pari i cili na mësoi kurbanin. Tregohet se ai ishte një person shumë bujar kur sofra e tij nuk ishte kurrë pa të ftuar. Ai është hedhur në zjarr nga sundimtari i Babilonisë, Nemruti, por që zjarri nuk e dogji atë, ai njihet ndryshe dhe si «halilullah» miku i zotit.

Musai (a.s)

Ai ishte dërguar tek Faraonit në Egjipt, t’i udhëzoj Izraelitët dhe t’i paralajmëroj ata. Historia e Musës gjithashtu përmendet në Kuran. Allahu thotë në Kuran: Përmendju në Libër (tregimin për) Musain! ai ishte i zgjedhur (prej Zotit) dhe ishte i dërguar, pejgamber. është profeti për të cilin flitet më shumë në kuran. Ai është dhëndëri i Shuajbit a.s. Është dërguar si profet të bijve të izraelit.  Ai është ai i cili i nxori të bijtë e izraelit nga regjimi i faraonit në Egjipt. I është dërguar Teurati.

Isai (a.s)

Ai ka lindur pa baba, nëna e tij është Merjemja.  Ai ka jetuar në Jerusalem ku ka kryer dhe detyrën si profet.  Është persekutuar nga romakët. Atij i është dhënë Inxhili.

Muhamedi (s.a.s)

Ai është profeti i fundit, i cili i është dërguar të gjithë njerëzimit. Ai ka lindur më 571 në Mekë, dhe më pas ka jetuar në Medinë. Atij i është shpallur Kurani. Njihet si pejgamberi i fundit nga myslimanët, të cilët besojnë se Allahu e dërgoi për të rikthyer Islamin, fe monoteiste e cila sipas myslimanëve është ndjekur edhe nga Ademi, Ibrahimi, Musa, Isa dhe pejgamberët e tjerë.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: