Kur’ani dhe shkenca: Tendosja sipërfaqësore

“Ai i ka çliruar dy detet (ujërat e kripura dhe të ëmbla) të takohen bashkë. Ndërmjet tyre është një pengesë (kufi që i dallon të dy) të cilën asnjëri prej tyre nuk mund ta shkelë.” (Rrahman/19-20)

Në ngushticën e Bosforit ka dy rryma që kanë drejtime të ndryshme. Sipas gjendjes së kripërave vazhdojnë rrjedhjet e tyre pa u përzier. Në lindje të Pakistanit janë dy lumenj që rrjedhin drejt qytetit Erkan. Një vizë i ndan ata nga njëri tjetri. Nga njëra anë ka ujë me kripë, në anën tjetër ujë të ëmbël; dhe rrjedhin në një ekuilibër të plotë.

Në qytetin Alal-Abad, në pikën ku bashkohen lumenjtë Kenc dhe Xhamuma, ujërat e tyre nuk përzihen me njëri tjetrin dhe nuk ka as ndonjë vizë që t’i ndajë ata në mes. Shkaku për këtë bëhet tendosja sipërfaqësore. Ky ligj i ndan dy lëngjet nga njëri tjetri. Sepse “forca tërheqëse” që ka molekula e njërit lëng është krejt e ndryshme nga e tjetrës. Kështu pra, të dyja lëngjet e ruajnë gjendjen e tyre.

Është tendosja sipërfaqësore ai ligj që pengon përzierjen e vajit të ullirit me ujin dhe ujin e ëmbël me ujin me kripë.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: