Kur’ani dhe shkenca: Koha dhe relativiteti

Kurani Famëlartë temën e kohës e ka trajtuar në mënyra të ndryshme. Vitet që i kalojnë milionat i përdor si një ditë që nënkupton një periudhë të caktuar, një ditë qiellore si 1000 vjet për ne, një ditë hyjnore si 50.000 vjet për ne. Edhe periudhën prej 309 vjetësh ata persona të cilëve iu duk sikur të kishte kaluar një ditë apo gjysmë dite, ia lë botëkuptimit të tyre {As’habi Kehf}.

“Dhe një ditë tek Zoti yt është sa një mijë vjet sipas llogarisë suaj.” (Haxh/47)

“Engjëjt dhe shpirti ngjiten tek Ai në një Ditë, përmasat e së cilës janë sa për pesëdhjetë mijë vjet.” (Mearixh/4)

Sipas nesh, d.m.th. sipas ne tokësorëve, nëse do të bëjmë një krahasim, toka kryen një rrugë prej 29,8 km në sekondë. Shpejtësia e engjëjve dhe e shpirtit:

29,8 x 365 x 50.000 = 547.500.000 km/sek.

E kjo në krahasim me shpejtësinë e dritës:

547.500.000 / 300.000 = 1825 herë më shumë.

Domethënë, engjëlli dhe shpirti janë 1825 herë më të shpejtë se shpejtësia e dritës. Nga kjo pikë, për ne mbetet e pamundur t’i shohim me sy ato në lëvizje. Sepse shikimi është i lidhur me rrezatimin e dritës. Drita, nuk mund të arrijë diçka që është më e shpejtë se ajo vetë që ta rrezatojë. Por mund ta shohë vetëm si përngjasim. (Merjem/17)

Ajnshtajni, pranonte se në tokë nuk ekzistojnë trupa të lëvizshëm që e kalojnë shpejtësinë e dritës. Më pas, shkencëtari i Fizikës në Universitetin e Kolombias, Dr. Gerald Feinberg, hodhi një teori të re në fizikë. Sipas kësaj teorie, ekzistojnë edhe trupa të vegjël që e kalojnë shpejtësinë e dritës. Këto ai i quan “TACHYONS” (të shpejtit).

Përderisa engjëjt janë krijuar nga drita dhe nuk mund të kufizohen dot nga tre dimensione, është normale që të jenë më të shpejtë se trupat, valët dhe nga drita që ka lidhje me trupat.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: