Kur’ani dhe shkenca: Elektriciteti

“Allahu është drita e qiejve dhe e tokës. Shembulli i dritës së Tij është si të kishim një qoshe të errët dhe në të një llambë, llamba e futur në një kupë qelqi, kupa e qelqit si të ishte yll që shkëlqen i ndezur nga një pemë e bekuar, nga ulliri, as nga lindja, as nga perëndimi, vaji i të cilit digjet vetvetiu edhe pse nuk e ka prekur zjarri fare. Dritë përmbi dritë!” (Nur/35)

Mishkat: quhej vendi në të cilin vendoseshin pishtarët në muret e kështjellave.

Misbah: do të thotë kandil, llambë.

Zuxhaxhe: ka kuptimin e xhamit.

Shprehja “zjarr në kupë qelqi” është shenjë për yjet që u vjen drita konstante dhe me shkëputje si e shkelura e syrit. Gjithashtu tregohet edhe dallimi mes planetëve e të tjerëve. Në të njëjtën kohë tregohet edhe për rrymën alternative që kanë dritat tona që fiken më shumë se 60-70 herë në sekondë.

Fraza “I ndezur nga një pemë e bekuar nga ulliri, as nga lindja, as nga perëndimi”, tregon një energji tjetër të bekuar përveç vajit të ullirit. Në kohët e vjetra ngaqë vaji i ullirit përdorej si lëndë djegëse, me anë të kësaj shprehje të vjen në mend edhe energjia e një llambe komplet tjetër. Përderisa nuk është as nga lindja e as nga perëndimi, është një energji e re e bekuar për njerëzit. Përmendja e ndriçimit të saj pa prekur zjarr, të sjell ndërmend kuptimin e një energjie që ndriçon pa flakë.

“Do të çohet kundër jush (ju xhindëve dhe njerëzve) flakë zjarri pa tym dhe tunxh i (shkrirë) dhe nuk do të mundeni të mbroni veten tuaj. Atëherë cilën nga mirësitë e Zotit tuaj ju e mohoni.” (Rrahman/35-36)

Siç dihet, telat e hollë të bakrit të izoluara janë të shtruara në të gjitha cepat e shtëpisë tonë dhe duke ju dhënë elektriciteti nga një qendër, mund të shpërndajnë energjinë elektrike kudo, pa patur nevojën e një zjarri si shkrepësja. Nëse njeriu do të prekte telin e paizoluar, do ta dridhte elektriciteti. Dhe nëse ndokush do ta kapte për ta shpëtuar, do të binte vetë në të njëjtin rrezik.

Elektriciteti që është kaq i fuqishëm është bërë për ne shërbyesi më i urtë. Prej kësaj, është thënë edhe “Cilën nga mirësitë e Zotit tuaj ju e mohoni?” Po, përveçse ndriçon, ky burim fuqie që na ngroh, freskon, dhe vë në punë e lëvizje mjete të shumta pa zhurmë e pa tym, është padyshim një mirësi e madhe!

Muhjiddin Arabi, në librin e tij “Futuhati Mekkije” flet për gjendjen ‘Ilmul intikas uel in’ikas fin-nur uen-nuhas’ (dija e kthimit prapa dhe rënies poshtë brenda dritës dhe bakrit) përmbledh rënien poshtë të ujit të gotës si kalim i energjisë në mjete elektrike nga poli negativ në atë pozitiv. Muhjiddin Arabi i cili ka vdekur në vitin 1213, ka zbuluar të vërtetat shkencore që përmbajnë fjalët “Shuvaz dhe Nuhas” në ajetin e 35 të sures Rrahman. Kështu, ai ka vërtetuar mrekullinë e Kuranit dhe gjenialitetin e tij.

“Betohem për erërat që shpërndajnë pluhur (grimcat)! (Për retë) që mbartin peshë të rëndë uji! (Për anijet) që notojnë lehtë e qetë! (Për ata engjëj) që shpërndajnë (rrizk, shi e mirësi të tjera) me Urdhër (të Allahut)! Vërtet se ajo që ju është premtuar (ringjallja) është padyshim e vërtetë.” (Dharijat/1-5)

Mjafton një mendim i thjeshtë për të parë se si këto ajete përmbledhin në një trajtë të përmbledhur përbërjen dhe funksionin e elektricitetit.

Shpërndarja e grimcave (d.m.th. era elektrike që fryn me shpejtësi 300.000 km në sekondë dhe ndan elektronet nga bërthama) që mbart peshë (d.m.th. ngarkesë negative, duke mbartur ngarkesë elektrike) si pasojë e lëvizjes lehtë e qetë (shpërndarja e energjisë që përftohet në diga dhe centrale tek makineritë dhe punesa të ndryshme) ashtu siç është e vërtetë (d.m.th. ashtu siç ju njerëzit e sotëm i zbuluat dhe i mësuat këto) atyre që u premtohet (d.m.th. lajmit se Islami do të triumfojë dhe për ringjalljen pas vdekjes) padyshim që e vërtetë është (edhe ato do ndodhin). Dhe nuk ka asnjë dyshim se do të kërkohet llogari (do të merrni atë që meritoni).”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: