Kur’ani dhe shkenca: Transmetimi i njëjtë i gjërave

“Ai (Sulejmani) u tha:

– O udhëheqës! Cili prej jush mund të më sjellë mua fronin e saj para se ata të më vijnë të nënshtruar me bindje?

Një Ifrit (më i fuqishmi) nga xhindët tha:

– Unë do ta sjell atë ty para se të ngrihesh prej vendit. Dhe vërtet që jam i fortë dhe i besueshëm për një shërbim të tillë.

Njëri që kishte Dije për Librat (e Shenjtë) tha:

– Do të ta sjell atë ty sa të hapësh e të mbyllësh sytë!

Pastaj kur (Sulejmani a.s.) e pa të vendosur para tij ai tha:

– Kjo është nga mirësia e Allahut. ” (Neml/38-40)

Nga fraza e këtij ajeti kuptojmë se sendet mund të transmetohen (transportohen) njëlloj ose vizualisht.

Radio dhe televizioni ka treguar se mund të transmetojë zërat dhe pamjet. Ndërsa transmetimi (transportimi) ashtu siç është i sendeve që flet Kurani ende nuk është zgjidhur.

Një pikë tjetër që mësohet nga ajeti është dallimi mes shpejtësisë së Ifritit dhe shpejtësisë së forcës së tërheqjes. Sepse Ifriti thotë: “Unë ta sjell ty atë ende pa u ngritur nga vendi yt”. Ndërsa ai që njihte shkencën e xhelbit (tërheqjes) thotë: “Ta sjell pa mbyllur sytë”.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: