Kuptimi i risive në fe (2)

Imam Maliku ka përmendur ndalesën e disa prej dijetarëve të parë rreth shkrimit të dijes dhe më pas thotë: “Kjo ishte gjendja e njerëzve dhe nëqoftëse ata do të kishin vazhduar në këtë drejtim, atëherë do të humbiste dija dhe nuk do të kishte midis nesh qoftë edhe ndonjë shenjë prej saj”.

Shatibiu këtë fjalë të Imam Malikut e komenton si në vijim: “Në këtë fjalë gjendet lejimi i veprimit rreth një pune, që nuk është vepruar më herët, sespe ajo ka një aspekt të saktë. Gjithashtu mund të themi si përkufizim: Për çdo risi e cila ka një aspektanë të saktë, ajo nuk është e qortuar, përkundrazi është e lavdëruar”.

Gjykimi si risi i gjërave kërkon nga ana logjike plotësimin e disa kritereve, prej të cilave janë: përfytyrimi i konceptit të bidatit në dimensionin sheriatik, i cili e tejkalon kuptimin e thatë gjuhësor. Gjithashtu çështja kërkon një njohje gjithëpërfshirëse të jetës së Profetit (s.a.s), Traditës së tij, cilësisë së cilës vjen fjala apo veprimi i tij, derisa të vërtetohet në mënyrë të prerë fjala, që risia e sjellë e ka të prerë lidhjen me gjendjen e traditës profetike.

Kjo çështje pas të gjitha këtyre kërkon njohjen e metodologjisë së deduktimit të konkluzioneve fetare, derisa të mos dalin disa gjëra të reja që shpikën myslimanët jashtë ndonjë baze prej këtyre bazave. Të gjitha këto kushte e bëjnë nxitimin e akuzës për risibidat një punë jo-shkencore, veçanërisht kur një veprim të tillë e ndërmerr dikush i cili nuk është kompetent dhe që nuk i njeh dhe koncepton këto kushte në formën e duhur.

El-Aiz b. Aduselam thotë: “Bidat si kuptim është ajo që nuk është dëshmuar në kohën e Profetit (s.a.s) dhe ai ndahet në lloje si: vaxhib, i ndaluar, i pëlqyer dhe i lejuar. Mënyra për ta njohur këtë është ballafaqimi i bidatit me rregullat e sheriatit. Si shembull i bidatit obigativ, të pëlqyer dhe të lejuar përmend risitë që sollën njerëzit, përsa i përket shkencave ndihmëse rreth porosive sheriatike, si psh. shkencat e gjuhës, mësimi përmendësh i fjalëve të rralla në përdorim prej Kuranit dhe Sunetit, hershmëria e shkencës së jurisprudencës islame, shpikja e shkencës së kritikës dhe vlerësimit rreth transmetuesve të haditheve dhe shkenca të ngjashme me këto”.

Gjithashtu ky dijetar e mohon kuptimin e përgjithshmërisë në hadithin: “Çdo risi është humbje” dhe mbron mendimin se me fjalën “çdo”, synohen gjëra specifike, duke u argumentuar me përdorimin e kësaj fjale edhe në vende të tjera. Rregulli thotë: “Shprehja mund të vijë e përgjithësuar, por me të synohen gjëra specifike”.

Prof. Dr. Ali Xhuma

Përktheu: Aorel Senja

1. Shatibi, Muafakat, 1181.
2. Abduselam, Kavaidu`l – Ahkam fi Mesalihi`l – Enam, 2173.

Postime të ngashme