Jeto në këtë botë si një i huaj ose si një udhëtar

Profeti Muhamed (s.a.s) na mëson në shumë hadithe se si ta shohim këtë botë. Në një prej tyre, ai (s.a.s) thotë: “Jeto në këtë botë si një i huaj ose si një udhëtar.” Le të mendojmë një moment për këtë këshillë, që është kaq e shkurtër dhe duket kaq e lehtë. Cili është qëllimi i një udhëtari?

Në udhëtimin tuaj të fundit, pyeteni veten se cili ishte qëllimi juaj. Mendoni rreth dhomës së hotelit ku ju po qëndronit. A menduat për ndonjë çast të vetëm të ndryshonit ngjyrën e dhomës, pikturat në mur apo kuvertën e krevatit? Në fakt, askush nuk e bën diçka të tillë, sepse e di fare mirë se aty është për një kohë të shkurtër dhe se shumë shpejt do të largohet. Për më tepër, e gjithë vëmendja juaj është e përqendruar tek qëllimi për të cilin jeni aty, që mund të jetë, edukativ, tregtar, kulturor, etj.

Por a mund të kemi një qasje të tillë edhe për jetën? Profeti (a.s) na ka këshilluar për këtë gjë, na ka treguar që ne jemi në këtë botë vetëm për një kohë të shkurtër. Bëjeni jetën tuaj të bukur, por mos u robëroni pas saj. Dhe mbi të gjitha mos harroni qëllimin e udhëtimit tuaj në këtë botë!

Postime të ngashme

%d bloggers like this: