Këshillë profetike rreth të ushqyerit
Mikdam bin Mead Jekreb (r.a.) ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s.a.s.) duke thënë: “Ena më e keqe që mbush njeriu është barku i tij. Atij i mjaftojnë disa kafshata për ta mbajtur veten. Por po deshi më tepër; një të tretën e stomakut ta lërë për ushqim, një të tretën për të pirë dhe një të tretën për ajër (bosh).”
- Të hash pak është një nga arsyet e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit dhe funksionimin efikas të mendjes.
- Të hash pak dhe të qëndrosh i uritur për një kohë bën që trupi të mbetet i shëndetshëm dhe disa sëmundje të zhduken, sepse shumë sëmundje shkaktohen nga grykësia. Të hash shumë është një nga shkaqet e rëndësishme të sëmundjeve të stomakut, zorrëve, zemrës dhe enëve të gjakut. Këto çrregullime fiziologjike dhe biologjike gjithashtu çojnë në çrregullime mendore dhe psikologjike.
- Në vend që të mbushni stomakun me ushqim plotësisht, duhet të caktoni një të tretën e tij për ushqim, një të tretën për pije dhe të lini një të tretën bosh për ta bërë të lehtë frymëmarrjen.