Katër Librat e mëdhenj

Besimi në Librat e Shpallur kërkon prej myslimanit pranimin e vërtetësisë së secilit prej këtyre Librave, që përmenden në Kur’an. Disa prej librave janë më pak të vëllimshëm, vetëm disa fletë dhe quhen “Suhufe” (Fletushka). Këto Fletushka (suhufe) u kanë zbritur këtyre Profetëve:

– Ademit a.s., 10

– Idrisit a.s. 30

– Shitit a.s. 50

– Ibrahimi a.s. 10

Ndërkaq, katër Pejgamberëve të veçantë u ka dërguar katër libra të mëdhenj, që janë:

  1. a) Teurati i zbriti Musait a.s.
  2. b) Zeburi i zbriti Davudit a.s.
  3. c) Inxhili i zbriti Isait a.s.
  4. d) Kur’ani i zbriti Muhamedit a.s.

Myslimanët në parim i besojnë të gjithë Librat e Shpallur. E dinë se ata janë dërguar nga Allahu xh.sh., por besojnë se prej tyre vetëm Kur’ani ka ardhur gjer në ditët tona pa pësuar asnjë ndryshim.

Me këtë besim, myslimanët përpiqen t’i zbatojnë urdhrat e Allahut që përmbahen në shpalljen e fundit, Kur’an, por myslimanët nuk i quajnë Shpallje të Zotit që të gjitha tekstet që tani janë të përfshira në Shkrimet e Shenjta të hebrenjve, të cilat të krishterët i quajnë Dhiata e Vjetër, apo Biblën, përfshirë në të katër librat e Dhiatës së Re.

Myslimanët besojnë se parimet më kryesore të predikimit të besimit prej të gjithë Pejgamberëve të Zotit janë të njëjta:

يَا أَهْلَ الْكِتَابِ قَدْ جَاءَكُمْ رَسُولُنَا يُبَيِّنُ لَكُمْ كَثِيرًا مِّمَّا كُنتُمْ تُخْفُونَ مِنَ الْكِتَابِ وَ يَعْفُو عَن كَثِيرٍ قَدْ جَاءَكُم مِّنَ اللَّهِ نُورٌ وَ كِتَابٌ مُّبِينٌ

 “O ithtarë të librit, juve ju erdhi i dërguari Ynë që ju sqaron shumë nga ajo që fshihnit prej Librit, e për shumë nuk ju jep sqarime. Juve ju erdhi nga Allahu Dritë dhe Libër i qartë.” (Maide:15).

Myslimanët i respektojnë ndjenjat fetare të “ithtarëve të librit” dhe nuk i vënë si qëllim vetes që t’u japin interpretimet e tyre librave të shenjtë të Biblës.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: