I gjithë krijimi e dëshmon Atë

Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: “Ai (Allahu) është që krijoi (pa kurrfarë shembulli) qiejt dhe tokën (e duke qenë i tillë), si do të ketë Ai fëmijë kur nuk pati bashkëshorte? Çdo send e krijoi Ai dhe Ai është më i dijshmi për të gjitha sendet e krijuara.” (En’am, 101-102)

Pyetjes rreth ekzistencës së Zotit një shtegtar iu përgjigj: “Gjurmët që lë deveja dhe udhëtari që ecën në shkretëtirë, dëshmojnë për diçka që ka ecur. Qiejt dhe yjet e tyre, Toka me male e fusha, e deti me dallgë, a nuk dëshmojnë për Krijuesin e tyre të Gjithëpushtetshëm, i Gjithëditur, i Urtë dhe Fuqiplotë?

Ndërsa Imam Shafiu, për këtë çështje tha: “Argument i ekzistencës së Tij është gjethja e manit, kundërmimi e gjithçka rreth saj. Kur hahet prej krimbit, del mëndafshi, kur hahet nga delja del në forma të ndryshme; qumësht, mish, lesh e pleh dhe kur përtypet prej drenushës, krijon kundërmimin e myshkut. Kush ka mundësi që t’i krijojë të gjitha këto vetëm prej një gjetheje!”

 

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: