Këshilla të arta…

Llukmani i urtë ka thënë: “O biri im! Bota është si një det i thellë, prandaj shumë njerëz fundosen në të. Anija jote le të jetë frika ndaj Allahut, timoni – besimi në Allahun, kurse lopatat e lundrimit – shpresa e fortë në Krijuesin e gjithësisë, Allahun (xh.sh).

Me besimin tek Allahu arrihet sistemi më i mirë i sjelljes personale, kontrolli mbi vetveten dhe mbi pasionet e tua. Besimi mundëson praninë e përhershme të Fjalëve të Allahut në gjitha mendimet, tregimet dhe veprat tona.

Ndërsa një dijetar tjetër, Hasan Basriu ka thënë: “Besimtari mbetet përherë i njëjtë, pa marrë parasysh kohën dhe situatën, i pathyeshëm në besim, me një fytyrë dhe me një rrugë. Hipokritët ndërrojnë sipas kohës dhe situatës, shikojnë vetëm interesat e veta, kurse dëmtojnë interesat e të tjerëve. Besimtari i vërteton fjalët e tij me veprat që bën. Jeta e tij publike vërteton jetën e tij private.”

Pra të gjitha porositë e Allahut dhe urdhrat e Tij, të gjitha fjalët e Profetit a.s, si dhe veprat e tij, janë një drejtim që e mësojnë njeriun të arrijë qëllimin më të lartë dhe ta kalojë me sukses sprovën e kësaj bote.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: