Islami, një vështrim i shkurtër

ISLAMI

Myslimanët tashmë numërojnë mbi 1.5 miliardë dhe në shekullin 20 prania e tyre u bë universale.

Islami është feja e fundit që Zoti i Lartë i ka dërguar njerëzimit. Islam do të thotë t’i dorëzohesh Allahut, t’i bindesh urdhrave të Tij, të ecësh i palëkundur në një rrugë të sigurt dhe të besueshme, të dhurosh butësi dhe besim, të mos shqetësosh askënd me gojë apo me dorë (fjalë apo vepra).

Islami është emri i fesë hyjnore, bazat e së cilës mbështeten në mesazhet e Allahut e që janë transmetuar dhe jetuar nga Profetiynë (s.a.s).

Sipas fesë islame, njerëzit lindin pa mëkate dhe të pafajshëm, dhe askush nuk mund të mbajë përgjegjësi për fajet ose mëkatet e të tjerëve (En’am, 6/164). Gjynahet e njerëzve mund t’i falë vetëm Allahu.

5 KUSHTET E ISLAMIT

Profeti Muhamed  ka thënë:“Islami ngrihet mbi pesë shtylla. Këto janë: të dëshmosh se nuk ka tjetër Zot përveç Allahut  dhe se Muhamedi  është i dërguari i Allahut, të falësh namzin, të mbash agjërimin, të japësh zekatin dhe të kryesh haxhin.”Profeti Muhamed a.s.
SHEHADETI

Shehadeti është dëshmia se s’ka zot tjetër veç Allahut dhe Muhamedi (a.s) është rob dhe i dërguar i tij. Edhe universi me ç’ka në të, që nga grimca më e vogël deri tek galaktikat, edhe libri i Allahut Kur’ani, profetët, e veçanërisht ai i Fundit Muhamedi (a.s.), si dhe ndërgjegja njerëzore janë argumentet përmbledhëse që bëjnë të domosdoshëm dhe tregojnë ekzistencën e Allahut me cilësitë dhe atributet e tij.

NAMAZI

Shtylla e dytë e Islamit është namazi që është dhe thelbi i adhurimit dhe përfaqësuesi më i denjë i falënderimit ndaj Allahut për të gjitha mirësitë e begatitë që s’kanë të mbaruar. Kryerja e vazhdueshme e namazit në kohë të caktuara e mëson besimtarin me disiplinë, shpirtërisht dhe trupërisht, kuptimisht dhematerialisht.

Namazi i falur 5 herë në ditë luan një rol të madh në disiplinimin e jetës së besimtarit.

Sa ç’është një adhurim individual dhe shpirtëror, namazi ka edhe aspektin e tij socializues.

Por përpara se të falësh namazin duhet të plotësosh edhe një kusht tjetër që është pastërtia dhe kjo shprehet përmes një procesi pastrimi që quhet Abdes.

AGJËRIMI

Agjërimi është ndërprerje e ngrënies, pirjes dhe marrëdhënieve seksuale nga agimi gjer në mbrëmje. Ai i kujton njeriut qëllimin e krijimit, që e shtyn njeriun të bëjë gjëra të mëshirshme.

ZEKATI
Shtylla e katërte Islamit është zekati që në vetvete mbart bujarinë dhe solidarizimin meshtresat e ndryshme të shoqërisë. Me anë të zekatit, myslimani, që përmbush disa kushte të caktuara, e ka detyrim që 2.5% të fitimit vjetor ta japë për njerëzit në nevojë.

HAXHI

Haxhi është vizita në shtëpinë së shenjtë të Allahut, Qabe, në Mekë, njëherë në jetë, për këdo që ka mundësi, kjo përbën edhe shtyllën e pestë dhe të fundit të Islamit.
Ky ritual e pastron egon e njeriut prej mëkateve, e bën atë të dëlirë, e pajis me kthjelltësi besimi, i çel dyert e një jete të re; Përforcon jetën shpirtërore të njeriut, konsolidon besimin që ai ndien kundrejt mëshirës dhe faljes hyjnore.

Gjatë haxhit (peligrinzhit) të pesë shtyllat e islamit janë të lidhura së bashku.

Dy udhërrëfyesit në jetën e myslimanëve janë Libri i Shenjtë i Allahut, Kuranit dhe Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi të.

Pas shekullit 18 racionalist, shekullit 19 ateist dhe shekullit 20 ideologjik, në shekullin 21 duket bota premton t’i kthehet fesë.
Myslimanët kanë diçka të çmuar për t’i ofruar njerëzimit, vlerën e tyre të qëndrimit ndaj moralit. Në këtë perspektive islami kontribuon për një progres kulturor nga rezultatet e së cilës fare mirë mund të varet mbijetesa e qytetërimit perëndimor.

©URTËSI.AL

Postime të ngashme

%d bloggers like this: