Bismilah, fjala e parë

Bismilah është fjala e parë që myslimanët përdorin në çdo punë të tyren apo në çdo hap që ata hedhin.

Bismilah, vjen nga arabishtja, dhe to të thotë “me emrin e Zotit”, pra myslimanët çdo veprim e kryejnë me emrin e Zotit të tyre, Krijuesit të Gjithësisë, Allahut.

Kjo fjalë është shenja e Islamit dhe fillimi i të gjitha gjërave të mira.

Ashtu siç përmendet nga njerëzit, kjo fjalë përmendet nga të gjitha qeniet nëpërmjet gjuhëve të gjendjeve dhe të prirjeve të tyre të natyrshme.

Njeriu është i pafuqishëm dhe udhëtar i cili ecën ecën mes dallgëve të jetës, armiqtë dhe nevojat e tij janë të pafundme. Vetëm duke marrë si referencë emrin e Sunduesit të kësaj bote dhe të përjetësisë, emrin e Allahut, ai do të jetë i shpëtuar nga të lypurit përpara gjithë universit dhe nga frika përpara çdo ngjarjeje.

Kjo frazë e bekuar, simbol i Islamit, është një thesar i madh që nuk shteron kurrë, sepse tek ajo lidhet pafuqia e njeriut me mëshirën absolute të Allahut.

Njeriu i cili vepron duke thënë Bismilah, me ermin e Allahut, i ngjason dikujt që ka hyrë në ushtri, ai s’ka frikë nga askush, ai flet, kryen çdo punë dhe përballon gjithçka “me emrin e ligjit dhe shtetit”

Të gjitha gjërat veprojnë në emrin e Allahut. Të gjitha pemët thonë Bismilah, dhe i mbushin degët nga thesari i mëshirës dhe na dhurojnë neve. Të gjitha kopshtet thonë Bismilah dhe në to piqen varietete të shumta prej ushqimeve të shijshme.

Të gjitha kafshët e bekuara si lopa, deveja, delja dhe dhia thonë Bismilah, dhe bëhen burime qumështi  nga bollëku i mëshirës duke na ofruar neve ushqimin më të hollë, më të mirë e të pastër si uji i jetës.

Rrënjët dhe damarët e butë si mëndafshi të të gjitha bimëve dhe pemëve si dhe barishtet thonë: Bismilah dhe shpojnë e kalojnë përmes shkëmbinjve të fortë të tokës. Duke përmendur emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, çdo gjë u nënshtrohet atyre.

Bismilahi Rrahmani Rrahim e cila përdoret në Kur’an në fillim të çdo sureje, përveç asaj që ka të bëjë me luftën, tregon tre shenja të Allahut.

E para është vula e Madhe e Zotit, Bismilah, me emrin e Zotit, e dyta është vula e madhe e mëshirës hyjnore, Rrahmani, të Gjithëmëshirshmit, dhe shenja e tretë tregon vulën e mëshirëgjerësisë hyjnore, Rrahim, Mëshirëplotit.

Mëshira hyjnore, pa harruar asnjërën prej tyre, i ngre i ushqen dhe i edukon dhe i administron katër qind mijë llojet e ndryshme të bimëve dhe kafshëve në tokë, pikërisht në kohën e duhur, me rregull perfekt. Të gjitha këto tregojnë shenjat dhe vulën e njësisë hyjnore në faqen e globit tokësor.

Ashtu si ekzistenca e mëshirës hyjnore që është aq e sigurt sa ekzistenca e krijesave në faqen e tokës, po ashtu krijesat ofrojnë aq shumë dëshmi për realitetin e asaj Mëshire, sa vetë numri i tyre.

Ajo që e bën këtë univers të pafund të gëzohet është mëshira hyjnore, ajo që e bën të gjithë universin të kthehet drejt njeriut, është padyshim mëshira hyjnore.

Rruga për tu ngjitur tek kjo mëshirë është Bismilahirr Rrahmani Rrahim. Ajo lidh botën e ulët me fronin hyjnor.

Disa dijetarë thonë se Bismilahi në vete përmban esencën-thelbin e mësimeve Islame, sepse flet për Allahun xh.sh për qenien dhe atributet e Tij.”

Rekomandohet që para fillimit të çdo pune të hajrit të fillohet me Bismilah, p.sh. para bukës, faljes, larjes, marrëdhënieve intime, hyrjen në mjete transporti etj.

 “Dhe ai tha: “Hipni në të, me emrin e All-llahut ajo lundron dhe ndalet. Vërtet, Zoti im është që falë shumë, është mëshirues”(Hud,41 )

Profeti Muahmed a.s. ka thënë: “Kur ta mbyllësh derën, përmende emrin e Allahut xh.sh., kur ta shuash qiriun, përmende emrin e Allahut xh.sh, kur ta mbulosh enën me ushqim, përmende emrin e Allahut xh.sh., kur ta mbulosh enën me pije, përmende emrin e Allahut xh.sh.” (Buhari, Muslim)

Jep me emrin e Allahut, merr me emrin e Allahut, fillo me emrin e Allahut, puno dhe jeto me emrin e Allahut.

Postime të ngashme