Do të mbetet vetëm ajo që është bërë për Allahun
Imam Sujutiu ka thënë se vepra “el-Muwatta” e shkruar nga Ibn Ebi el-Dhi’b ishte më e madhe në vëllim sesa ajo e shkruar nga Imam Maliku.
Kështu, Imam Malikut i ishte thënë: “Atëherë, ç’dobi do të ketë puna juaj?”
Ai i ishte përgjigjur me qetësi: “Do të mbetet ajo që është bërë sinqerisht vetëm për Allahun!”
[Al-Sujuti në Tadreeb el-Raawee (1/93)]
Allahu e bëri Muwatta-në e shkruar nga Imam Maliku të famshme dhe e shpërndau atë kudo në Tokë, ndërkohë që Muwatta-të e shkruara nga autorë të tjerë nuk ishin edhe aq të suksesshme.
Ndërkohë që është mirë të përpiqesh për më të mirën, të mos na bëjë kjo garë të harrojmë qëllimin e vërtetë, i cili është se veprat e mira duhet t’i kushtohen vetëm Allahut dhe askujt tjetër.
Është madhështia e qëllimit të pastër ajo që do t’i bëjë të mëdha te Zoti ynë edhe veprat më të vogla që ne bëjmë. Kështu, nga dita e sotme dhe në vazhdim te t’ia kujtojmë vetes sonë: “Çdo gjë duhet bërë vetëm për Allahun e Madhëruar!”