Ç’na pengon të bëjmë vepra të mira?

Abdullah ibn Mesudit i kishin thënë: “Ne s’mund të çohemi për të falur namazin e natës!” Ai u kishte thënë: “Gjynahet tuaja janë bërë pengesë për ju.” (Latāif al-Ma’ārif 46 | ibn Rajab)

Nëse ke qenë duke e kundërshtuar Allahun gjatë ditës, sigurisht që do të jetë e vështirë të çoheni natën për Të e të qëndroni në namaz. Nëse keni qenë duke e kundërshtuar Atë gjatë natës, sigurisht që do të jetë e vështirë të çoheni të nesërmen të vendosni të agjëroni dhe të jeni të kapur fort pas përmendjes së Tij.

Çfarë duhet të bësh me këtë ndjenjë? Do të ndalosh së faluri natën dhe së agjëruari ditën derisa efektet e gjynaheve të largohen dhe të ndihesh sërish i frymëzuar? Ky është gabimi që bëjnë shumë njerëz dhe ata surprizohen kur gjendja e tyre e plogështisë dhe mërzitjes vazhdon të qëndrojë me ta.

Arsyeja e kësaj është dështimi i tyre ndaj të kuptuarit të një koncepti shumë të bukur në Islam – “Padyshim, veprat e mira i shlyejnë (fshijnë) ato të këqijat.” Kjo është kaq e thjeshtë! Nuk ke përse të largohesh nga namazi apo punët e tjera të mira derisa të ndihesh mirë sërish. Përkundrazi, do të jetë këmbëngulja jote e madhe në këto punë të mira, pavarësisht se si ndihesh nga brenda, ajo që do të çlirojë sërish motivimin dhe frymëzimin tënd.

Mëso t’i përdorësh mirësitë e Zotit për të kuruar gjendjen tënde. Ai do ta gjallërojë zemrën tënde nëse përpiqesh në rrugën drejt Tij. Të ndalosh së vepruari dhe të presësh që besimi të jetë vital, është njësoj si të flesh dhe sërish të presësh që të zgjohesh i ngopur. Sidoqoftë, vepro të mirën aq sa të mundësh dhe do ta shohësh menjëherë ndryshimin që do të ndodhë në jetën tënde.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: