Disa këshilla për të luftuar stresin
Është vërtetuar se valët e stresit çlirojnë hormone dhe aktivizojnë sistemin nervor duke i bërë shqisat më të ndjeshme. Ja disa këshilla për ta luftuar atë:
- Planifiko kohën. Cakto përgjegjësitë dhe afatet përfundimtare si dhe renditi gjërat sipas prioriteteve.
- Shmangi fjalët boshe dhe kërko dikë që mund të të japë kurajë dhe me të cilin mund të bësh një bisedë të dobishme.
- Pyete veten herë pas here përse punon dhe sa kontribuon për mbarëvajtjen e familjes dhe vetes tënde.
- Qartësoje veten se puna nuk është jeta jote. Kujtohu për familjen, komunitetin dhe për çështje të tjera.
- Shpërbleji arritjet e tua dhe të atyre që mund t’i kesh nën mbikëqyrje.
- Fli sa duhet. Të blesh gjysmë ore nga televizori apo nga aktivitete të tjera për të fjetur pak më tepër, mund të të ndihmojë gjatë qëndrimit në punë.
- Rezervo pak kohë për të ndenjur me njerëzit më të afërt dhe planifiko për të pushuar apo për t’u qetësuar diku.