Si ta shmangim stresin e panevojshëm?

Stresi është i pashmangshëm në jetë. Pak stres është normal, madje i nevojshëm për një jetë interesante. Por, kjo deri në atë shkallë sa nuk ndikon në shëndet dhe në jetë. Me gjithë ndryshimet në jetë, si humbja e një njeri të dashur, martesa, ndryshimi i vendit të punës… kohëzgjatja e stresit varet nga vetë ju.

Ja disa teknika qetësuese për të shmangur stresin:

Shkruaj diçka duke rrëfyer të fshehtat e tua;

Shprehi ndjenjat, bisedo, qesh, qaj;

Bëj diçka që të kënaq dhe që mbush kohën e lirë;

Rri me njerëz që dinë të bëjnë humor;

Menaxho kohën, sepse organizimi i kohës suaj mund t’ju bëjë më produktivë;

Krijo një stil të ri jete që të dhuron kohën e mjaftueshme për t’u qetësuar;

Mënjano duhanin dhe alkoolin;

Mbaj afër miq të mirë, ndrysho mënyrën e të menduarit, thuaju ‘stop’ mendimeve që shkaktojnë stres;

Mos harro! Miku më i mirë, më besnik dhe gjithmonë me ju, është Allahu. Ai i përgjigjet lutjeve, e fal të penduarin dhe e mbush me shpresë.

Postime të ngashme