Stresi dhe disa këshilla për ta luftuar atë

Stresi është një gjendje e veçantë që krijohet te njeriu pas një ngacmimi të jashtëm apo një tensioni të krijuar nga faktorë të ndryshëm. Kur stresi krijohet si pasojë e tensionit për të arritur diçka pozitive ai është i vlefshëm për jetën, ashtu siç janë mendimet, ëndërrimet, frika, etj. Por nëse ai krijohet si pasojë e anktheve të një jete të shthurur, ai përbën një stres që duhet luftuar. “Ashtu sikurse ndryshku gërryen hekurin, ashtu edhe stresi gërryen njeriun pak e nga pak.”

Disa këshilla për ta lufutar atë:

  • Kur ndeshesh me vështirësi e pengesa në realizimin e qëllimeve të tua të pastra, megjithëse ato duken të pakapërcyeshme, mos u bëj pesimist.
  • Mundohu të njohësh mirë veten tënde; kujto se nuk mund të bësh gjithçka.
  • Përpiqu të jetosh në një mjedis të gëzuar ku ka dashuri dhe mëshirë.
  • Mos e lër veten të të marrin nëpër këmbë gjërat e vogla; prano që nuk mund të arrish të përkryerën, prandaj: “mirë, është më e vlefshme në disa raste se, shumë mirë”.
  • Mërzitjet pa shkak sjellin stres, nervozizëm, panik, sjellje jonormale dhe bëhen shkak për çrregullime psikologjike.
  • Kujdesu të mbash një regjim të rregullt të ushqyeri, pune dhe pushimi, në përshtatje me kushtet e tua fizike.
  • Përpiqu të jesh i pëlqyeshëm në shoqëri.
  • Tregohu besnik ndaj mikut me të cilin ulesh dhe bisedon në çaste të vështira.
  • Ji gjthmonë vetëvetja!
  • Një njeri i lumtur është gjithmonë i pasur, ndërsa pasuria nuk sjell lumturi.
  • Mos harro se nuk je vetëm… Në këtë botë ti je me Krijuesin tënd. Përderisa Ai ekziston, gjithçka ekziston me lejen e Tij dhe mirënjohja më e vlefshme është ajo e treguar ndaj Tij.

Postime të ngashme