Mbi vlerat e bananes

Nëse e krahasojmë me një mollë, banania përmban 4 herë më shumë proteina, 2 herë më shumë karbohidrate, tri herë më shumë fosfor, pesë herë më shumë vitaminë A dhe 2 herë më shumë vitamina të tjera dhe minerale.

Ja disa nga sëmundjet që kuron banania.

Sipas disa studimeve ajo ndihmon kundër depresionit, sepse përmban triptotin, që shndërrohet në seretonin, e cila është shumë çlodhëse për njeriun. Kuron dhe aneminë, pasi përmban shumë hekur. Lufton shtypjen e gjakut dhe është e mirë dhe kundër kapsllëkut pasi është e pasur me fibra.

Është e mirë dhe për ulcerat e stomakut sepse neutralizon acidin e tepruar. Gjithashtu nëse vuani nga lythat, vendosni mbi to pjesën e brendshme të lëkurës së bananes. Mbajeni lëkurën me kujdes në vendin e lythit me ndihmën e një shiriti kirurgjik. Ai që do të konsumojë një banane në ditë, nuk do t’i nevojitet që të shkojë te mjeku.

Postime të ngashme