Vrapimi, ilaç i vërtetë

Nëse vraponi tri herë në javë për një orë të plotë apo këtë e bëni çdo ditë, keni investuar shumë te shëndeti juaj. Vrapimi i bën mirë zemrës sepse përmirëson qarkullimin e gjakut. Gjatë ushtrimit fizik hyjnë në qarkullim substancat që kanë efekt zgjerues për enët e gjakut, si p.sh. adrenalina. Kjo ul tensionin arterial dhe normalizon punën e zemrës.

Lidhur me trurin stimulon prodhimin e endorfinave, të cilat ulin perceptimin e dhimbjes, reduktojnë efektet negative të tensionit nervor dhe përmirësojnë humorin. Vrapimi rregullon funksionet e aparatit tretës. Dhe për kockat luan një rol të rëndësishëm pasi rrit rezistencën e tyre rreth 40 %.

Gjithashtu vrapimi ul rrezikun e shqetësimeve kardiovaskulare me 50 %. Lufton obezitetin, sepse në çdo kilometër vrapim digjen rreth 70 kalori. Nëse vrapimi bëhet rregullisht tri herë në javë nga 1 orë ose më shpesh, që pas muajit të parë pesha trupore bie, duke mbajtur një ritëm të qëndrueshëm.

Postime të ngashme